1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tragjedia nё Idlib - Europa mbetet me premtimin e borxhliut

Rainer Hermann
18 Shkurt 2020

SHBA janё tёrhequr gjerёsisht nga Siria, Europa gati nuk u pёrzie ndonjёherё. Pasojat janё dramatike, edhe pёr vetё Europёn, mendon Rainer Hermann nga gazeta Frankfurter Allgemeinen Zeitung.

https://p.dw.com/p/3Xr1w
Syrien Idlib Zivilisten FLucht Bürgerkrieg
Fotografi: picture-alliance/dpa/AP

Nё Idlib bota ёshtё dёshmitare e njё katastrofe humanitare dhe megjithatё i mban sytё mёnjanё. Janё pamje si ato nga fundi i Luftёs sё Dytё Botёrore, qё duhej t'i shkundnin mirё njerёzit: Karavanё me refugjatё marrin rrugёn nёpёr borё dhe ngricё nё drejtim tё veriut, ndoshta nё afёrsi tё kufirit turk. Vetёm me ca trasta nёpёr duar.

Regjimi sirian i mbёshtetur nga avionёt rusё dhe milicёt proiranianё ndjek nё kёtё vend strategjinё e tokёs sё djegur. Avionёt hedhin bomba plasёse mbi spitale dhe shkolla, tregje dhe pallate. Lagje tё tёra janё shpopulluar. Mesazhi i qartё ёshtё: Kёtu nuk duhet tё ketё mё jetё nё ardhmen.

Si njё rrafshues makineria siriane e luftёs bёn tё marrin arratinё qindra mijёra qytetarё tё pambrojtur. Organizatat humanitare vlerёsojnё, se 290.000 syresh janё fёmijё. Çdo natё ngrijnё disa vetё. Por pёr regjimin sirian nё kёtё provincё gjithsekush ёshtё "terrorist”. Shumё banorё morёn arratinё nё Idlib nё vitet e kaluara nga frika e regjimit tё Asadit. Njё vend tjetёr, ku mund tё gjenin strehё nё Siri nuk kishin.

Poshtёrimi rus i njeriut dhe frika turke

Me cinizёm udhёheqja ruse merr pjesё nё kёtё poshtёrim tё njeriut, qё lejon nё Idlib tё bёjё atё qё e praktikoi njёherё vetё nё Groznin çeçen. Kurse regjimi i torturёs nё Damask po diskreditohet plotёsisht. Kush kishte besuar, se mund tё negociohej pёr tё ardhmen politike nё Siri me pushtetmbajtёsit nё Damask duhet ta ketё kuptuar tani pёrfundimisht naivitetin. Asad dhe ata qё e mbёshtesin duan me bomba tё krijojnё njё vend, ku jetojnё vetёm sirianё luajalё nga ku janё dёbuar tё gjithё ata qё potencialisht do mund tё krijonin trazira. Megjithkёtё Siria nuk ka pёr tё pasur qetёsi.

Ankaraja trembet, se gati çdo i dyti i gati katёr milionёve sirianё nё rajonin e Idlibit do tё zbarkonte nё Turqi, nёse hapen kufijtё. Prandaj kufiri ёshtё plotёsisht i mbyllur. Sepse mё shumё refugjatё do tё destabilizonin kёtё vend, edhe Europa vetё dёshiron dhe duhet tё pengojё valё tё re refugjatёsh. Kjo tregon, se sa pushtet ka Rusia mbi Europёn, kur, ashtu si nё Libi, qёndron nё njё nga pikat kyçe tё rrugёve tё migrimit.

Tё enjten presidenti Erdogan dhe ai rus, Putin biseduan edhe njёherё nё telefon, por pa u afruar nё qёndrime. Turqia ka filluar njё lojё tё rrezikshme dhe pёrpiqet me fuqi ushtarake tё mbajё larg nga tё 12 pikat e ashtuquajtura pikat vёzhguese. Ato u ngritёn pёr tё kontrolluar armёpushimin, pёr tё cilin ranё dakord Rusia, Turqia dhe Irani nё Idlib.

Rainer Hermann, FAZ & Klett-Cotta
Rainer HermannFotografi: Helmut Fricke

Ankesa tё padёgjuara nga Gjermania

Turqia me kёtё nuk i bёn njё shёrbim vetes, por edhe Europёs. E padёgjuar ёshtё nё kёtё kontekst, kritika, se nё kёtё operacion tё forcave turke pёrdoren edhe armё gjermane. E kur Angela Merkel ofroi qё pёr 100.000 refugjatёt nё Idlib tё ngrihen shtёpiza tё pёrballueshme pёr dimrin, njё stuhi kritikash ra mbi tё. Europa ёshtё sёrish e pafuqishme dhe e pa gojё, megjithёse tё gjitha vlerat, pёr tё cilat kontinenti qёndron, janё duke u bombarduar brutalisht me bomba.

Shumё gjёra kёtё moment tё kujtojnё luftёn e Jugosllavisё, kur Europa po ashtu rrinte duarkryq para masakrave serbe. Atёherё vrasjes masive i dha fund njё ultimatum i diplomatit tё fortё amerikan, Richard Holbrooke drejtuar diktatorit, Slobodan Milosheviç. Se çfarё ndodh, kur njё fuqi e rendit si SHBA tёrhiqet, kёtё e tregon pёrditё tani mёnyra si vepron regjimi sirian. Dhe Europa, e vetёemёruara mbrojtёse e tё drejtave tё njeriut, nuk bёn gjё tjetёr vetёm jep premtimin e borxhliut.