Tragjedia e refugjatëve para brigjeve kalabreze
26 Shkurt 2023Një tragjedi tjetër refugjatësh në brigjet italiane. Sipas njoftimit të rojes bregdetare italiane të dielën (26.02) të paktën 43 vetë humbën jetën, mes tyre edhe një foshnje disa muajshe pas fundosjes së një gomoneje të mbingarkuar. Sipas të dhënave zyrtare roja bregdetare italiane mundi të shpëtonte 80 nga 120 njerëzit në bord.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kërkoi pas tragjedisë me vdekjen e 43 refugjatëve progres në reformimin e ligjit të azilit në Europë. Gomonja e mbingarkuar u thye në orët e para të së dielës në afërsi të qytetit Krotone në brigjet jugore italiane pranë Kalabrisë, për shkak të dallgëve të larta. Mediat italiane kanë raportuar se në gomone kanë qenë 200 vetë, sipas të dhënave të frocave të shpëtimit dhe jo 120 sipas të dhënave të rojes bregdetare.
la/ag