Top-transferet e verës në futboll
2,5 miliardë euro kanë shpenzuar klubet e ligave më të mëdha europiane në Angli, në Spanjë, në Francë, në Itali dhe në Gjermani këtë verë për tërheqjen e lojtarëve të rinj. Një vështrim në trnsferimet më të rëndësishme.
Futbollisti, që kushtoi 100 milionë euro
Emocine të papërsëritshme nga negocimi i Real Madridit me Totenhemin lidhur me transferin e Gareth Bale. Mediat thonë se Reali ka paguar për shërbimet e Bale rreth 100 milionë euro, çka e tejkalon rekordin e gjitha kohërave. Valisieri shëndërrohet në mbret. Mbajtësi i deritanishëm i rekordit Christiano Ronaldo, nuk dukej të ishte dhe aq i gëzuar. Sepse gëzimi i njërit është shpesh...
Jo me dëshirën e tij
....është hidhërim i tjetrit. Mesut Özil , më shumë do të preferonte të qëndronte në Madrid, por me angazhimin e Bales nuk kishte më vend të mjaftueshëm për lojtarin kombëtar gjerman. Ndaj Özil u detyrua të kalojë në FC Arsenal për një shumë sa gjysma e Bales, pra 50 milionë. Ngushëllim i vogël: Në ishull ai do të luajë bashkë me kolegët e tij të kombëtares Lukas Podolski und Per Mertesacker.
Një luftëtar për Parisin
Edison Cavani, “luftëtari”, u josh nga paratë dhe këtej e tutje ai nuk dotë shënojë më gola për SSC Napolin, por për Saint-Germainin e Parisit. 64.5 milionë euro u kushtoi sulmuesi uruguajas aksionerëve nga Katari të ekipit francez. Ky ishte transferi i dytë nga më të shtrenjët e kësaj vere.
Zëvendësim mbretëror
Vendin që Cavani e lë të zbrazur në Napoli, do ta zëvendësojë argjentinasi Gonzalo Higuain. Ai vjen nga Real Madridi dhe kushton rreth 40 milionë euro. Për ta marrë 25 vjeçarin e skuadrës, që mban disa tituj botërorë dhe që në 190 ndeshje ka shënuar 107 gola u mundua mjaft edhe FC Arsenali.
Një garanci e kushtueshme për portën
Një shumë e madhe u dha për transferin e Radamel Falco, nga Atletico Madrid për AS Monaco të Francës. Shumë gola janë të garantuara. Megjithatë, së fundi doli që Falco ishte dy vjet më i vjetër nga sa ishte menduar. Kështu u dhanë 60 milionë euro për një lojtarin, i cili ishte pothuajse gati 30 vjeç, e jo për një 27 vjeçar.
Artist topi me flokë iriqi
Braziliani i vogël pothuajse i ka shënuar vet të gjitha golat për kombëtaren e tij gjatë “Confed-Cup”. Në vend që të qëndrojë deri në kohën e Kampionatit Botëror në FC Santos, atë e tërheqin me shumën prej 57,4 milionë eurosh në FC Barcelonë. Tani të gjithë janë kurreshtarë të dinë se si do të vazhdojë loja mes tij dhe Lionel Messi, që vazhdon të jetë ylli i ekipit.
Transferim brenda vendit në Gjermani
Kalimi i Mario Götze nga Dortmundi në FC Bayern München, konsiderohet si transferi më i shtrenjtë në Gjermani. Sulmuesi 21- vjeçar i BVB-së u kushtoi bavarezëve rreth 37 milionë euro. Në fakt traineri i Bayern Pep Guardiola synonte të sillte në Mynih superstarin e Brazilit Neymar, por bosët e klubit e bindën atë për të tërhequr Götze-n në ekip.
Lojtari i dëshiruar
Por një „jo“ tjetër nuk ishte më e mundur në Bavari për Thiago Alcántara, lojtari i dëshiruar i Gardiolas. Mbrojtësi mesfushor dhe organizatori i lojë në kombëtaren spanjolle të nën 21 vjeçarëve ka luajtur në ekipin B të Barcelonën nën drejtimin e Pep Guardiolës. „O Thiago e s'ka tjetër“ ishte dëshira e trajnerit, të cilën e përmbushën bavarezët duke paguar plot 20 milionë euro.
Talenti i gjithëanshëm
Në pozicionin e Götzit do të vijë së shpejti aramea Henrich Mchitarjan. Një lojtar, i cili dëshmon talentin e tij edhe në fusha të tjera: ai flet gjashtë gjuhë dhe përveç kësaj studion ekonomi. Lëvizja e mbrojtësit mesfushor është një ndër transferimet më të shtrenjta në historinë e Borussia Dortmund me rreth 27,5 milionë euro.
Nga thellësia e Lindjes në ishull
Edhe bashkëlojtar i Mchitarianit, Fernandinho (djathtas) në prag të kampionatit në Ukrainë e braktis skuadrën pas tetë viteve dhe i bashkohet ekipit të Manchester City-t. Shuma prej 40 milionë eurove për lojtarin mesfushor është vetëm një pjesë e vogël e investimit prej 111 milionë eurove të të Manchester City për katër lojtarët e rinj.
Transferim dysh
Në Europë më shumë se kampioni anglez në 2012 ka shpenzuar vetëm AS Monaco. Krahas Falcao (Foto 6), klubi dhe pronari i tij miliarderi rus Dmitri Rybolowlew, morën edhe Jams Rodriguez me shumën 45 milionë euro dhe Joao Moutinho me 25 milionë euro. Që të dy vijnë nga FC Porto për në Monte Carlo.