1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tom Koenigs bën thirrje për bisedime me talebanët ne Afganistan

12 Shtator 2007
https://p.dw.com/p/Bf5S

I ngarkuari i Kombeve të Bashkuara për Afganistanin, Tom Kënigs(Tom Koenigs), ka pleduar për bisedime paqësore me talebanët.Kënigs tha për disa gazeta gjermane se Lëvizja e talebanëve është e shumëllojshme dhe nuk mund të futen të gjithë në një thes. Shumëherë eskalimi i tyre nga diskutimet mes fiseve të ndryshme vjen jo nga ideologjia.Një tërheqje e trupave të huaja nga Afganistani, për Kënigs është e papranueshme.Po ashtu nje zëdhënës i presidentit afgan, Hamid Karsai, nuk përjashtoi më bisedimet direkte me talebanët.Lëvizja radikalislamike kishte sinjalizuar për herë të parë të hënën për gadishmërinë e saj për bisedime më qeverinë në Kabul.