1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tokio: 10.000 vullnetarë anulojnë pjesëmarrjen në Olimpiadë

3 Qershor 2021

Mbështetja e japonezëve për Lojërat Olimpike Verore në Tokio vazhdon të bjerë. Media japoneze njofton, se dhjetëra-mijëra vullnetarë anuluan pjesëmarrjen.

https://p.dw.com/p/3uN9n
Japan Tokio | Plakate der Olyimpischen Spiele in Japan
Fotografi: Koji Sasahara/AP/dpa/picture alliance

Spas informacioneve të televizionit japonez NHK rreth 10,000 nga 80,000 vullnetarë të planifikuar në vendet ku do të zhvillohen garat e anuluan pjesëmarrjen e tyre. Komiteti organizues i Japonisë dyshon se arsyeja për këtë është frika dhe shqetësimi për ndonjë infektim të mundshëm me virusin korona dhe shtyrja për një vit e Lojërave Olimpike për shkak të pandemisë.

Vor den Olympischen Spielen in Tokio
Fotografi: Adam Davy/PA Wire/dpa/picture alliance

Për të ndihmuar për zhvillimin e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike në Tokio ishin regjistruar rreth 110,000 të ashtuquajtur vullnetarë. Autoritetet e Tokios e zgjatën së fundmi gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronës deri rreth një muaj para datës së fillimit të lojërave. Sipas sondazheve pro zhvillimit të këtyre janë vetëm një pakicë në Japoni.

Sipas organizatorëve anulimet janë të përballueshme

Organizatorët e Lojërave Olimpike në Japoni nuk mendojnë se anulimi i pjesëmarrjes nga ana e vullnetarëve do të shkaktojë ndonjë problem. Për shkak se tifozët e huaj janë të përjashtuar nga Lojërat Olimpike, nevoja për ndihmës është reduktuar dukshëm. Komiteti Olimpik Kombëtar i Japonisë dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar sigurojnë që lojërat do të jenë "të sigurta dhe të mbrojtura".

Japan Tokio | Olymympische Ringe
Fotografi: Koji Sasahara/AP/picture alliance

Por përkundër gjithë përbetimeve dhe garancive dyshimet dhe shqetësimet vazhdojnë, edhe mes vullnetarëve, të cilët përbëjnë grupin më të madh të pjesëmarrësve. Më pak se dy muaj para fillimit të lojërave ata nuk e dinë as nëse do të testohen për koronën, e lëre më të vaksinohen. "Lidhur me këtë nuk ka asnjë informacion në lidhje," ankohet Barbara Holthus, nëndrejtore e Institutit Gjerman për Studime Japoneze në Tokio, e cila ishte regjistruar gjithashtu si vullnetare për Lojërat Olimpike.