1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Toka me ish pronarë të mos i shitet kompanive

Odise Kote9 Tetor 2007

Banorë të rajonit të Himarës dhe të zonave të bregdetit jugor shqiptar kanë protestuar kundër përfundimit të afatit të dorëzimit të dokumentacionit për pronat dhe ligjit për shitjen e trojeve të tyre.

https://p.dw.com/p/Bo52
Qafa e Llogarasë
Qafa e LlogarasëFotografi: DW/ Pandeli Pani

Banorë të rajonit të Himarës dhe të zonave të bregdetit jugor shqiptar kanë protestuar kundër përfundimit të afatit të dorëzimit të dokumentacionit për pronat dhe ligjit të shitjen e trojeve të tyre. Në një protestë masive në qendër të qytetit të Himarës ata kërkonin prej qeverisë shqiptare që të mos e njohë ligjin 7501 si dhe të mos e shesë tokën e ishpronarëve për firmat e kompanitë private, me arsyetimin se janë në gjendje të ndërtojnë vetë turizmin dhe të menazhojnë resurset turistik të zonës. Protestuesit kërcënojnë se nëse nuk zgjidhen problemet e tyre, do të bllokojnë rrugën e bregdetit Vlorë-Sarandë, si dhe do të përshkallëzojnë protestën e tyre. Kryetari i bashkisë së Himarës Vasil Bollano thotë se banorët e zonave të bregut kanë të drejtë pasi jo vetëm ligji nuk i ka favorizuar, por edhe vështirësitë në kadastra, regjistra dhe në Ministrinë përkatëse kanë qënë të jashtëzakonshme dhe me limite tejet të shkurtra.

Kundër ligjit 7501 është dhe shoqata e ishpronarëve shqiptarë të cilët kërkojnë jo vetëm shtyrjen e afateve të dorëzimit të dokumentacioneve, por dhe njohjen e kthimin pa kusht të pronave tek ishpronarët. Protesta e ishpronarëve ka pezulluar thuajse krejt edhe punën e entit të legalizimeve të ndërtimeve pa leje, kryesisht në këto prona, sidomos në jug të vendit e në zonat e preferuara për ndërtim e turizëm.

Bllokimi procesit të njohjes së pronave, kërkesat e pronarëve të ligjshëm dhe protestat e tyre, e kanë ngurtësuar industrinë e ndërtimit të turizmit, fshatrave turistikë e deri edhe të prespektivës turistike në bregdetin jugor të vendit. Kthimi real i pronës tek pronarët do të zgjidhë përfundimisht lëmshin e ngatëruar të legjitimitetit të pronës në Shqipëri.