1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Ligj dhe drejtësi

Tiranë: SPAK kontribuon në kapjen e 400 kg kokainë në Kosovë

18 Maj 2021

Organizatat dhe grupet e strukturuara kriminale kanë rritur shkallën e rrezikshmërisë dhe i ushtrojnë aktivitet e tyre në një territor të gjerë nga Brazili deri në Kosovë.

https://p.dw.com/p/3tXwE
Pressebilder Zoll Rauschgiftschmuggel | Salzsäcke mit Kokain in Container
Fotografi: Zollfahndungsamt Hannover

Kreu i Strukturës së Posaꞔme Anti-Korrupsion (SPAK) në Shqipëri, Arben Kraja, tha në një deklaratë për shtyp se "organizatat dhe grupet e strukturuara kriminale kanë rritur shkallën e rrezikshmërisë së tyre, ngaqë ushtrojnë aktivitet në një territor shumë të gjerë, duke kaluar përmes shumë territoresh nga Brazili deri në Kosovë.”

Deklarata e për shtyp e kreut të SPAK-ut erdhi pas një bisede me drejtues të policisë dhe të prokurorisë në Kosovë dhe në Itali lidhur me operacionin e përfunduar të hënën (17.05) me kapjen e 400 kg kokainë në Lipjan (Kosovë), në një kontenier me ngarkesë mishi që vinte nga Brazili. Informacioni për tranzitin e 400 kg kokainë erdhi nga autoritetet e huaja.

Të vendosur për të luftar deri në fund trafikun e drogës

Në mesazhin e tij kreut të SPAK-ut theksoi domosdoshmërinë e koordinimit dhe të bashkëpunimit mes institucioneve në kushtet e rritjes së shkallës së rrezikshmërisë se organizatave dhe grupeve të strukturuara kriminale.

Arben Kraja Albanien
Arben Kraja Fotografi: DW

"Reagimi i institucioneve tona, i autoriteteve të  huaja, të Kosovës dhe të Italisë tregon që nëse do jemi të gjithë bashkë dhe koordinojmë punën me njëri-tjetrin, do të jemi pa diskutim të suksesshëm. Bllokimi i një sasie të tillë kokaine tregon që efektiviteti i strukturave tona është në lartësinë e duhur. Jemi të vendosur që deri në fund të luftojmë raste të tilla.” - tha Kraja.

Krahas konfiskimit të 400 kg drogë policia e Kosovës ka arrestuar shtatë shtetas të Kosovës dhe disa të tjerë janë në kërkim si pjesë e grupit kriminal.

Pressebilder Zoll Rauschgiftschmuggel | Salzsäcke mit Kokain in Container
Fotografi: Zollfahndungsamt Hannover

Kokaina është nisur nga Brazili, ka kaluar në disa shtete për të mbrritur në një  port të Italisë, më pas në portin e Durrësit dhe që andej  në Kosovë. Kokaina ishte e destinuar për shtete të ndryshme.

Në raportin  "Flukset e njerëzve, të drogës dhe të parave - Maj 2021” të Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional, Ballkani Perëndimor konsidetohet si rajoni më i madh i tranzitit për trafikimin përherë dhe më shumë të kokainës.

Ani Ruci Korrespondente nga Tirana