Thomas e ka kaluar fëmijërnë në Kolumbi, flet anglisht, spanjisht dhe gjermanisht. Ai ka studiuar në Poloni, ka punuar në Spanjë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jeton në Gjermani prej vitit 2015.
Pasioni më i madh i tij është pikërisht perspektiva ndërkombëtare, të kuptuarit sesi kulturat e ndryshme e shohin botën. Kjo e ka ndihmuar atë në punën e tij për kanalin në gjuhën angleze të DW dhe për kanalet partnere në mbarë botën në anglisht dhe spanjisht.
Thomas është gjithashtu anëtar i ekipit të verifikimit të fakteve të DW dhe trajnon gazetarë të tjerë për TV live dhe raportimin me përgjegjësi për lajmet e fundit.
Përpara se t'i bashkohej DW, Thomas ishte korrespondent i BBC-së në Uashington. Ai është bashkëautor i tre librave për Evropën.
Kur nuk është në punë, ai ose është në udhëtim ose duke shijuar kopshtin e tij me fruta dhe perime afër Berlinit.