1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Thaçi dhe Vuçiç takohen në Këshillin e Sigurimit

Aida Cama
17 Dhjetor 2018

Këshilli i Sigurimit të OKB do të diskutojë të hënën (17 dhjetor) mbi zhvillimet e fundit në Kosovë pas vendimit për krijimin e ushrisë. Në takim pritet të marrin pjesë edhe presidentët Thaçi dhe Vučić.

https://p.dw.com/p/3AHG1
USA Dringlichkeitssitzung UN-Sicherheitsrat Konflikt Ukraine Russland
Fotografi: picture-alliance/dpa/S. Wenig

Këshilli i Sigurimit mblidhet të hënën pasdite (17.12) në një takim për Kosovën, ku pritet të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë,  Aleksandar Vuçiç  si dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi. Nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për misionet paqeruajtëse, Jean Pierre Lacroix do të informojë Këshillin e Sigurimit. Po ashtu mendohet që edhe përfaqësues nga Departamenti për çështjet politike do të informojnë Këshillin e Sigurimit.

Më 14 dhjetor, ditën që parlamenti i Kosovës aprovoi tre projektligje për ndryshimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, misioni i përhershëm i Serbisë pranë OKB-së i dërgoi një letër Këshillit të Sigurimit. Përmbajtja e letrës nuk është bërë e ditur, por zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm, Stéphane Dujarric, tha në konferencën e përditshme të shtypit, se takimi mblidhet me kërkesë të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit. 

USA Sprecher des UN-Generalsekretärs Stéphane Dujarric in New York
Stéphane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKBFotografi: Imago/ZUMA Press/M. Brochstein

Burimet informuese thonë se ka pasur diskutime mbi formatin e takimit dhe disa anëtarë kanë kërkuar që takimi të bëhet me konsultime. Në konsultimet me Këshillin e Sigurimit nuk janë lejuar të marrin pjesë zyrtarë qeveritarë nga Serbia dhe Kosova.

Disa burime thonë, se ka shumë mundësi që të mos flitet për krijimin e detajeve mbi zhvillimet në parlamentin e Kosovës, por më shumë qartësimin e pozicionit të OKB në këtë çështje, nga Lacroix. Sekretari i Përgjithshëm i OKB, António Guterres, e tregoi qëndrimin e tij në një deklaratë të bërë më 14 dhjetor, sipas së cilës, "çdo lloj përpjekje për të shkarkuar nga KFOR-i, përgjegjësinë për çështjet e sigurisë, nuk është në përputhje me rezolutën.” Kosova ka ngecur në konfliktin e saj me Serbinë, kryesisht prej interesave të ndryshme të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit me të drejtë vote. 

Në arenën ndërkombëtare zhvillimet e fundit në Kosovë shihen në mënyra të ndryshme. SHBA e ka mbështetur krijimin e ushtrisë së Kosovës, kurse Rusia kërkon vazhdimin e prezencës së UNMIK në Kosovë dhe e sheh krijimin e ushtrisë, si provokim dhe shkelje të rezolutës 1244. Kështu që çfarë do të flitet në Këshillin e Sigurimit thuajse është e qartë.

US-Botschafterin der Vereinten Nationen Nikki Haley
Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres dhe ambsadorja amerikane pranë OKB, Nikki HaleyFotografi: picture-alliance/B.Matthews

Këshilli i Sigurimit tradicionalisht është karakterizuar nga dy fronte, nga njëra anë Rusia dhe Kina, dhe nga ana tjetër vendet e P3, SHBA, Angli dhe Francë. I pyetur nga Deutsche Welle, si mund të pasqyrohet „multilateralizmi", një nga parimete promovuara me forcë nga Sekretari i Përgjithshëm, në rastin e Kosovës, zëdhënësi Dujarric, ktheu përgjigje duke lexuar nga e para deklaratën e Guterres. Sekretari i Përgjithshëm, Guterres, pritet të takohet (17.12) me presidentin Aleksandar Vučić.