Testet vetjake kundër koronavirusit dhe dallimet
6 Mars 2021Të gjithë duhet të kenë të drejtë për një test të shpejtë falas në javë për Covid-19, që nga 8 marsi. Testet do të kryhen në qendrat komunale, por edhe nga mjekët në klinika private.
Teste sistematike do të ketë gjithashtu në biznese, si dhe në shkolla dhe kopshte ditore. Qeveria federale dëshiron të konsultohet me biznesin këtë javë në lidhje me testet nëpër kompani.
Shitja e testeve vetjake për Covid-19 në tregtinë me pakicë gjermane fillon të shtunën (06.03.) Një paketë me teste përfshin pesë teste për një tampon hunde, çmimi është 24,99 euro për paketë. Paketat me teste janë në dispozicion direkt pranë arkës. Para Aldit, dyqaneve të kujdesit shëndetësor, produkteve kimike dhe kozmetike dm dhe Rossmann patën njoftuar fillimin e shitjeve për testet vetjake për përdorim personal për javën e ardhshme.
Instituti Federal për Medikamentet dhe Produktet Mjekësore dha në fund të shkurtit miratimet e para emergjente për testet për përdorim vetjak te jo mjekët.
Dallimi midis testeve të shpejta dhe testeve vetjake
E paqartë është se sa teste janë aktualisht në dispozicion dhe sa janë porositur. Strategjia e testeve do të zbatohet gradualisht deri në fillim të prillit.
Përdoren dy teste të ndryshme kundër Covid-19: nga njëra anë, teste të shpejta nga stafi i trajnuar dhe nga ana tjetër, teste vetjake për amatorët. Çështja se a do të funksionojnë këto teste në të gjithë Gjermaninë javën e ardhshme është ende e hapur.
Për kancelaren Angela Merkel (CDU), testet vetjake të pakomplikuara janë teste të së ardhmes. Ndryshe nga testet e mëparshme të shpejta, këto aktualisht nuk janë në numër të madh. Ato tani do të "prokurohen hap pas hapi".
aud (tgsch, dpa)