Produktet elektronike në krye të listës së dëshirave
29 Nëntor 2013Më shumë se gjysma e gjermanëve duan produkte elektronike si dhuratë për krishtlindje. Në këtë përfundim arrim një sondazh i Bitkom. 49 milionë vetë dëshirojnë njërin nga produktet elektronike të kërkuara të kohës. Shumë lart në listë qëndrojnë Tablets-kompjuterat me ekran të sheshtë, të ndjekur nga smartfonët, e televizorët po me ekran të sheshtë, reader për librat elektronikë, dhe sisteme lojërash elektronike- Kjo është renditja e pesë produkteve më të kërkuara elektronike. Ndër produktet e tjera të preferuara renditen edhe kamerat digjitale, DVD-t, e sistemet e navigimit. Krahasuar me një vit më parë ka shumë pak ndryshime në listën e preferencave. Timm Hoffmann, ekspert i Bitkomit për produktet elektronike sqaron: "Nëse gjatë vitit 2012 ishin celularët dhe smartfonët këtë vit është "Tablet" produkti më i kërkuar. Por shifrat ndryshojnë shumë pak. Jo më kot këta lloj kompjuterash zënë këtë vit vendin e parë."
Çmimi luan rol në blerjen e produkteve elektronike
Edhe Volker Zotta redaktor i revistës informatike "c't" i sheh këta lloj kompjuterash si më të preferuarit. Pasi për vite më radhë kompjuterat me ekran të madh të sheshtë zinin vendin e parë, tani po preferohen ekranet më të vegjël. Produket e Google-it si NExus 7 dhe madhësia e iPad të Apple janë të preferuara."
Ndërsa tek tema e smartfonëve si dhurata krishtlindjesh Zota është më i rezervuar. Smartfonët pa kontratë të tipit të fundit janë ose shumë të shtrenjtë, me çmime nga 500 euro e më lart, ose lidh një kontratë, gjë që sjell kosto të tjera të mëvonshme. Kështu më të rinjve iu dhurohen produkte më të leverdisshme, që nuk kanë ndonjë teknologji shumë të lartë, por kanë çmimin e duhur. "Parimisht duhet thënë se kompjuterat Tablet - ata me ekran të sheshtë tani janë shumë më interesantë për konsumatorët. Smartfonët blihen më shumë kur dalin modelet e reja në treg, apo kur mbaron një kontratë. Pra ka arsye nga më të ndryshmet sepse një smartfonë mund të blihet në një moment tjetër, ndërsa një "Tablet" pikërisht tani."
Lamtumirë epokë kabllore
Sipas Zotas, trendi shkon drejt produkteve jokabllorë, që me transmentim valor lidhen e komunikojnë me aparate të tjera elektronike. Volker Zota shpjegon: "Konsumatorët nuk duan më të shohin kabllo të varur, por ata duan të kenë video drejt e në televizor, ose muzikën drejt e në aparat pa u lodhur."
Ndërsa për ekspertin e Bitkom, Timm Hoffman interesante është një kategori e produkteve elektronike të rinj, që nuk kishin dalë në treg vitin e kaluar. Fjala është për "smartëatch", një lloj ore inteligjente e lidhur në rrjetin e produkteve të tjera të teknologjisë së lartë si smartfonët. "Kjo lloj ore inteligjente është një produkt që mundëson shumëçka, sepse ajo mund të lidhet me smartfonin, duke u bërë si pjesë e një krahu digjital. Tek kjo orë mund të dërgohen telefonatat që mbërrijnnë, SMS-t apo E-mailet, pa qenë e nevojshme të nxjerrësh smartfonin nga xhaketa. Mjafton një vështrim në orën e dorës."
Një sondazh i Bitkomit tregon se këto lloj orësh inteligjente po bëhen gjithnjë e më të dashura. Çdo i dhjeti qytetar gjerman dëshiron so dhuratë krishtlindjesh një orë të tillë. Çdo i treti mendon ta blejë një orë të tillë, një fakt interesant për një produkt që deri më tani nuk ishte futur në fokusin e blerjes së konsumatorëve.