1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

040411 Hannover-Messe

4 Prill 2011

Në Panairin më të madh industrial në botë, marrin pjesë më shumë se 6500 ofrues të produkteve të teknologjisë së lartë High Tech. Ata paraqesin më shumë se 5000 inovacione.

https://p.dw.com/p/10nHv
Smart Bird nga Firma Festo AGFotografi: Insa Wrede/DW

Një pulëbardhë e madhe e argjendtë fluturon në sallën 15 në Panairin e Hanoverit. Ajo është vetëm pak e ngathët kur lëviz krahët, kokën dhe bishtin. E në damarët e pulëbardhës nuk rrjedh gjak, por energji. Dhe ajo nuk ka lindur nga veza, por nga inxhinierët e FESTO AG, në bashkëpunim me shkolla të larta të njohura dhe firma.

Edhe vitin e kaluar, firma Festo nga Baden- Vyrtembergu tregoi në Hanover robotë të krijuar sipas modeleve të natyrës: "Këtë herë ne vendosëm për pulëbardhën. Meqenëse askush nuk e ka dëshifruar fluturim e zogjve, në mënyrë që t'i afrohesh kaq shumë natyrës me robotë", shpjegon Heinrich Frontzek nga Festo AG. Njohuri që fitohen në ndërtimin e pulëbardhës robot mund ta bëjnë më efikas edhe prodhimin industrial. Jo larg nga stenda e Festos vështrimi nga ajri zbret në tokë. Risia këtu: një pllakë e zezë, rreth një metër me një metër. Pranë saj një automjet elegant elektrik i uzinës së automobilëve të Kalifornisë, Tesla.

Hannover Messe 2011 Flash-Galerie
***Achtung: Nur zur Berichterstattung über diese Veranstaltung verwenden!*** HANNOVER MESSE 2011 (04. bis 08. April) Digital Factory: Visualisierung im Techology Cinema 3D Eingeschränktes Nutzungsrecht unbefristetFotografi: Deutsche Messe Hannover

Edhe në tabanin e automjetit ndodhet një pllakë e zezë. Kur automjeti i Teslas udhëton mbi pllakën e zezë të firmës SEW Eurodrive, bateria e automjetit ngarkohet automatikisht. E parrezikshme, jo e ndërlikuar dhe e vështirë për t'u shkatërruar nga vandalët- kështu e quan njeriu i marketingut Thorsten Götzmann këtë zhvillim. Nëse ky automjet do të përdoret ndonjëherë dhe kur, për këtë ai nuk jep të dhëna. Por po zhvillohen bisedime me shumë ndërtues automjetesh, tha ai.

Po si i bëhet në rastet kur sipërmarrjet duan të tregojnë në Panair makineri që janë kaq të mëdha, sa mund të transportohen vetëm me vështirësi? Ose kur vizitori dëshiron të shohë pikërisht ato makineri, të cilat nuk janë marrë me vete në panair? Një zgjidhje tregon Ralf Heimberg, kryetar i kryesisë së firmës ICIDO: "Ajo që shihni këtu është krejtësisht një stendë virtuale panairi"

Hannover Messe 2011 Flash-Galerie
Panairi i HanoveritFotografi: Deutsche Messe Hannover

Pra një animacion në formatin 3 dimensional të një panairi. Atë që shumica e vizitorëve e njohin vetëm nga filmi i kinemasë Avatar, mund të përdoret edhe nga sipërmarrjet. Mjafton të vësh syze 3 dimensionale, dhe në ekran të shfaqet automjeti tridimensional. Por e gjitha kjo ka edhe përparësi të tjera, shpjegon Hamberg:

"Me këtë teknikë ne jemi në gjendje të futemi në zemrën e një makinerie dhe të tregojmë pjesët e saj të brendshme."

Autor: Insa Vrede/ Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama