Talibanët në Afganistan janë shprehur të gatshëm për të lënë të lirë 19 pengjet koreanojugore
28 Gusht 2007Reklamë
Talibanët në Afganistan janë shprehur të gatshëm për të lënë të lirë 19 pengjet koreanojugore. Këtë e bënë të ditur qeveria në Seul dhe kryengritësit, pas bisedimeve direkte në qytetin afganas të Ghasnit. Koreja e Jugut dha siguri që do t'i tërheqë deri në fund të vitit 200 ushtarët e saj në Afganistan. Kjo ishte planifikuar që më parë. Veç kësaj, qeveria e Seulit premtoi se nuk do të ketë aktivitete misionarësh të koreanojugorëve në Afganistan.