1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mbulim fytyre ose pushim nga puna

23 Maj 2022

Asgjë nuk ka mbetur nga premtimi fillestar i islamistëve për të qenë më tolerantë se paraardhësit e tyre. Gazetaret televizive në Afganistan duhet të mbulojnë tani fytyrën.

https://p.dw.com/p/4Bi43
Afghanistan Sender TOLO News | Khatereh Ahmadi, Moderatorin
Fotografi: Ebrahim Noroozi/AP Photo/picture alliance

Gazetaret e televizioneve në Afganistan u detyruan t'u përkulen pas një dite rezistencë urdhrave të qeverisë talebane për të dalë me fytyra të mbuluara gjatë emisioneve televizive. Prezantueset dhe reporteret e emisioneve të lajmeve të mëngjesit në transmetuesit kryesorë afganë u shfaqën të dielën (22.05.) me shami dhe mbulesë fytyre, ose me maska, ​​që lënë t'u duken vetëm sytë.

Shumë prej gazetareve bënë fillimisht rezistencë dhe u shfaqën edhe të shtunën (21.05.) para kamerave me fytyra të pambuluara, edhe pse Ministria famëkeqe për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Veseve kishte urdhëruar që të gjitha gazetaret të shfaqen që nga data 21 maj 2022 me fytyrë të mbuluar.

Afghanistan Sender Zan TV 2017
Deri para dekretit gazetaret në Afganistan shfaqeshin në ekran vetëm me shami Fotografi: Haroon Sabawoon/Anadolu Agency/picture alliance

Sipas dekretit të udhëheqësi taleban Haibatullah Ahundsada, gratë dhe veçanërisht punonjëset e organeve qeveritare duhet të shfaqen në publik vetëm të mbuluara plotësisht. Nëse shkelin rregullat ato shkarkohen nga puna. Ndëshkime parashikohen edhe për baballarët, bashkëshortët ose kujdestarët meshkuj të grave që nuk mbulohen, si edhe drejtuesit e TV që nuk e zbatojnë këtë urdhër.

Afghanistan Sender Tolo News | Sonia Niazi, Verschleierung von Journalistinnen im TV
Moderatorja e TOLOnews Sonia NiaziFotografi: Wakil Kohsar/AFP/Getty Images

"Ne luftuam dhe nuk duam të mbajmë maska”, tha moderatorja e TOLOnews Sonia Niazi. "Por Tolonews u vu nën presion”. Sipas saj ky stacion televiziv u detyrua që ose t'i transferonte ose t'i shkarkojë të gjitha gazetaret që shfaqeshin në ekran vetëm me shami dhe nuk pranonin të mbulonin plotësisht gojën dhe hundën”. Drejtori i TOLOnews Khpolvak Sapai i konfirmoi deklaratat e Niazit. "Na thanë: "Duhet ta bëni këtë, se rrugë tjetër nuk ka”. Pra nuk e bëmë vullnetarisht.

Në solidaritet me moderatoret edhe gazetarët dhe moderatorët meshkuj të TOLOnews vunë maska në fytyrë, njoftojnë korrespondentët. Ndërkohë punonjëset e tjerë të stacionit, të cilat nuk dalin në ekran, vazhdojnë të lënë fytyrën pa mbuluar. 

Afghanistan Sender TOLO News | Khatereh Ahmadi, Moderatorin
Fotografi: Ebrahim Noroozi/AP Photo/picture alliance

Pas marrjes së pushtetit në mes të gushtit, talebanët radikalë islamikë premtuan në Kabul një qeveri më të moderuar sesa gjatë sundimit të tyre midis viteve 1996 dhe 2001. Megjithatë muajt e fundit ata u kanë kufizuar grave shumë liri, për shembull për arsim dhe në tregun e punës. Disa gra afgane demonstruan kundër kufizimeve, por talebanët i shtypën demonstratat me forcë.