1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Takim krize - Çdo dëmtim i centralit atomik është vetëvrasje

19 Gusht 2022

Goditjet në territorin e centralit atomik më të madh në Europë, Saporishja ishin tema kryesore në samitin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Guterres, presidentit turk Erdogan dhe atij ukrainas Zelensky në Lviv.

https://p.dw.com/p/4FlDZ
Ukraine Erdogan Selenskyi Guterres
Fotografi: Evgeniy Maloletka/AP/picture alliance

Si Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres edhe presidenti Erdgan kanë paralajmëruar në një takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky të enjten nga një katastrofë atomare për shkak të goditjeve të shpeshta në territorin e centralit atomik Saporishja. "Ne jemi të shqetësuar. Ne nuk duam një Çernobil të dytë", ka thënë Erdogan pas takimit me presidentin Zelensky në qytetin perëndimor ukrainas, Lviv. Erdogan iu referua me këtë katastrofës atomike në vitin 1986 në Ukrainë. Goditjet e përsëritura në Saporishja në jug të Ukrainës, ku Ukraina dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën, kanë ndezur frikën e një incidenti atomik me pasoja të tmerrshme.

Ukraine Erdogan Selenskyi Guterres
Fotografi: Evgeniy Maloletka/AP/picture alliance

Guterres kërkon çmilitarizimin e centralit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u shpreh po ashtu "shumë i shqetësuar" për situatën në centralin atomik më të madh të Europës. Ai kërkoi çmilitarizimin e centralit. Ky central nuk duhet të përdoret në kuadër të operacioneve ushtarake, tha Guterres. "Në vend të kësaj është e nevojshme një ujdi, për të rikthyer Saporishjan në një infrastrukturë të pastër civile dhe të sugurohet kështu siguria e rajonit." Çdo dëmtim i mundëshm i centralit është "vetëvrasje".

Presidenti Zelensky nga ana e tij ka rënë në ujdi me Guterres për hollësitë e dërgimit të inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, IAEA në Vjenë për të inspektuar gjendjen në Saporishja. E paqartë është nëse Kremlini do të pranojë kushtet e propozuara. Rusia ka refuzuar çmilitarizimin e zonës, sepse në këtë mënyrë, ky central bëhet i cënueshëm ndaj sulmeve, sipas Ministrisë së Jashtme në Moskë.

Ukraine Atomkraftwerk Saporischschja
SaporishjaFotografi: Konstantin Mihalchevskiy/SNA/IMAGO

Presidenti turk, Erdogan bëri të ditur, se Turqia do të vazhdojë "përpjekjet për zgjidhjen" e konfliktit. Turqia qëndron në "krah të miqve ukrainas", theksoi ai. Erdogan ka marrë vetë një rol ndërmjetësues në konfliktin e Ukrainës. Qeveria turke së bashku me OKB ia doli të arrijë një marrëveshje në korrik për lejimin e eksporteve të drithërave nga portet ukrainase.

la/tgsch