Sërish protesta masive kundër qeverisë në Serbi
10 Qershor 2023Në Beograd u mblodhën të premten (09.06.2023) dhjetëra mijë vetë në një demonstratë kundër presidentit Aleksandar Vuçiq dhe partisë në pushtet SNS. Pjesëmarrësit në manifestimin e protestës u mblodhën përpara parlamentit në qendër të kryeqytetit dhe marshuan në dy kolona të ndara drejt selisë së qeverisë, sikurse njoftojnë mediat në Serbi. Kritikët e akuzojnë presidentin 53 vjeçar për një stil autokratik politik dhe për ekonomi të tarafeve. Ata kërkuan dorëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiq si dhe nëpunësve përgjegjës për aparatin e sigurisë. Protestuesit akuzojnë Vuçiqin dhe mediat bulevardeske nën kontrollin e tij, se po krijojnë një klimë të urrejtjes dhe të dhunës.
Sipas protestuesve qeveria nuk po i kundërvihet me vendosmërinë e duhur dhunës së përhapur në vend, posedimit privat të armëvedhe kriminalitetit të organizuar. Përveç kësaj kritikohet edhe për korrupsionin dhe kufizimin e lirisë së medias.
Vuçiq tha të premten, se qeveria nuk mund të bëhet përgjegjëse për krimet.
Manifestimi u organizua nga partitë e majta të opozitës si dhe lëvizjet qytetare.