Së shpejti konfrontim mes ushtarëve turq e amerikanë?
25 Janar 2018Jo, Donald Trump nuk ka shprehur shqetësim për shkallëzimin e situatës në Veri të Sirisë. Presidenti amerikan ka përforcuar deklaratën për mosfurnizimin më me armë të milicëve kurdë. Një zëdhënës i qeverisë turke ka hedhur poshtë ashpër të enjten prononcimin e Shtëpisë së Bardhë.
Sipas prononcimeve nga Uashingtoni, Trump në një telefonatë të presidentit amerikan, Donald Trump me presidentin turk, Erdogan, i ka kërkuar presidentit turk reduktimin e misionit ushtarak në rajonin siriano-verior, Afrin. Turqia duhet të veprojë për "çtensionimin" dhe të kufizojë veprimet ushtarake, ka kërkuar Trump, bën të ditur Shtëpia e Bardhë.
Trump ka kërkuar heqjen dorë nga çdo aksion që mund "të provokojë një konfrontim mes ushtarëve amerikanë dhe turq". SHBA dhe Turqia duhet të përqëndrohen tek armiku i përbashkët, xhihadistët e të ashtuquajturit "Shteti Islamik", ka thënë Shtëpia e Bardhë.
Për marrëdhënien mes Uashingtonit dhe Ankarasë misioni ushtarak turk përmban lëndë shpërthyese. Operacioni turk "Dega e ullirit" drejtohet kundër njësive kurdë të YPG-së, që Ankara e sheh si degën siriane të partisë punëtore kurde, të ndaluar në Turqi, PKK dhe e sheh si organizatë terroriste. Por YPG bashkëpunon me koalicionin me koalicionin e drejtuar nga amerikanët kundër IS-it dhe është armatosur nga SHBA-megjithë rezistencën e ashpër të Ankarasë.
Erdogan: Do ta pastrojmë rajonin nga kjo fatkeqësi
Sipas Erdoganit misioni drejtohet kundër "elementëve teroristë" dhe do të zgjerohet në rajonin Manbidsh për të eliminuar të gjithë "terroristët". "Me shpresën e zotit ne do e shfarosim këtë lojë, filluar me Manbidshin dhe do ta pastrojmë të gjithë rajonin tonë nga kjo fatkeqësi", ka thënë Erdogan.
Për të enjten është planifikuar një raund i ri bisedimesh për Sirinë nën drejtimin e Kombeve të Bashkuara. Sipas ndërmjetësuesit, Staffan de Mistura ato zhvillohen në një "pikë shumë, shumë kritike". Për ministrin e Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian këto bisedime janë një nga "shanset e fundit" për një zgjidhje politike në Siri. Pas bisedimeve në Vjenë, është planifikuar një konferencë e re në Sotçi për më 29-30 janar. Rusia është aleate e ngushtë e Asadit.
la/(afp, rtr, APE,dpa)