1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Së bashku kundër evazionit tatimor

Sabine Kinkartz30 Tetor 2014

Sekreti bankar në formën e tij të deritanishme nuk ka më vlerë për shkak se rreziku për t'u zbuluar në rast evazioni fiskal, po bëhet gjithnjë e më i madh.

https://p.dw.com/p/1DeDZ
Fotografi: picture alliance/dpa

Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble mund të jetë i kënaqur. Për dy ditë ministria e tij qe mikpritësja e takimin e shtatë vjetor të "Forumit Global për Transparencë dhe Shkëmbimin e Informacioneve për Qëllime Tatimore" të organizuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). Rreth 40 shtete, kështu thuhej pak ditë më parë, duan të nënshkruajnë në konferencë një marrëveshje, sipas së cilës duke filluar nga vjeshta e vitit 2017 informacionet mbi llogaritë bankare të individëve në bankat e huaja do t'u raportohen automatikisht organeve tatimore në vendet e tyre të origjinës.

Në fund marrëveshjen e OECD-së e nënshkruan 51 vende, pra më shumë se sa pritej. Ndër to edhe qendrat kryesore financiare si Lihtenshtejni dhe Singapori, Bermuda dhe Ishujt Kajman, por edhe ishujt britanikë Guernsey dhe Jersey. Vendet e tjera pritet ta ndjekin shembullin e tyre, 34 prej tyre në vitin 2018. Numri i vendve përkrahëse të marrëveshjes është afër 100.

Fundi i një epoke

Sekretari i Përgjithshëm i OECD-së Angel Gurría, tha: "Ne kemi arritur rezultate të shpejta." Ai e përshëndeti faktin se standardet u pranuan disa minuta para nënshkrimit edhe prej shtetesh të tjera. Tani duhet të sigurohet që rregullat do të zbatohen. Ministri gjerman i Financave Schäuble e quajti këtë një moment historik. Sekreti bankar në formën e tij të deritanishme nuk ka më vlerë për shkak se rreziku për t'u zbuluar në rast evazioni fiskal, po bëhet gjithnjë e më i madh.

Deutschland Abkommen über automatisierten Steuerdatenaustausch unterzeichnet
Fotografi: picture-alliance/dpa/W.Kumm

Në këtë mënyrë po i vjen fundi një epoke. Për dekada me radhë për ta që bënin evazion fiskal nuk ishte shumë e vështirë për t'i fshehur paratë e tyre jashtë vendit dhe për të mos u deklaruar tek autoritetet tatimore në vendet e tyre të origjinës. Shkëmbimi automatik i informacionit për autoritetet tatimore, e bën shumë më e lehtë kontrollin e transferimit të parave jashtë vendit dhe kështu i vë frenë evazionit fiskal.

Zvicra ka nevojë për më shumë kohë

Ndër informacionet që do të shkëmbejnë autoritetet tatimore janë të dhëna për llogaritë bankare, përqindjet e interesit etj. Fjala është për të dhëna për llogari bankare që do të hapen pas vitit 2016. SHBA dhe Kina nuk e kanë nënshkruar këtë marrëveshje. Por edhe Zvicra tha se kan nevojë për më shumë kohë. Ministri gjerman i Financave Schäuble tha se është optimisit që edhe Zvicra do ta nënshkruajë së shpejti marrëveshjen.

Marrëveshja do t'ua vështirësojë evazionin fiskal jo vetëm individëve, por edhe koncerneve ndërkombëtare që mundohen të shfrytëzojnë lehtësimet fiskale të vendeve të ndryshme. Diskutime ka edhe në lidhje me të ardhurat nga licencat dhe nga patentat. Pra që firmat të kenë përfitime fiskale në rast se investojnë edhe për studime dhe zhvillimin e teknologjisë.