1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sulmi me thikë me tre të vrarë në Nicë shokon sërish Francën

29 Tetor 2020

Sulmi me thikë në Nicë me pasojë tre të vrarë e ka tronditur Francën duke intensifikuar edhe masat e sigurisë. Autori i sulmit ndërkohë është në arrest. Autoritetet konsiderojnë, se kemi të bëjmë me një sfond islamist.

https://p.dw.com/p/3kcML
Frankreich Nizza | Messerattacke | Ermittlungen
Fotografi: Gaillard Eric/abaca/picture alliance

Në orën 9:00 të mëngjesit (29.10) një doras deri tani i paidentifikuar sulmoi tre vizitorë në kishën kryesore të Nicës, bazilikën Notre Dame, Si pasojë gjeti vdekjen një grua dhe një punonjës i kishës, të cilëve pothuajse iu ishte prerë koka, një grua tjetër është vrarë me një thikë të madhe, Sipas njoftimeve në media ka pasur edhe të plagosur.

Frankreich Nizza | Messerattacke | Ermittlungen
Policia nis hetimet në NicëFotografi: Gaillard Eric/abaca/picture alliance

Policia hapi zjarr ndaj dorasit të pandehur, i cili u plagos dhe po trajtohet në spital. Bëhet fjalë për një 25-vjeçar me gjasë me prejardhje afrikano-veriore. Dëshmitarët okularë thonë, se ai gjatë këtij akti ka thirrur "Allahu Akbar". Në afërsi të qytetit jugor francez Avignon pak pask sulmit në Nicë pati një tjetër sulm të dyshuar me sfond islamist. Një burrë në zonën Montfavet kërcënoi disa njerëz me një pistoletë. Policia e qëlloi atë.

Gjendje alarmi e shkallës së lartë

Francë është vendosur sërish në gjendje alarmi të shkallës së lartë: Në Paris u mblodh kabineti i sigurisë, presidenti Macron udhëtoi për në Nicë për të folur atje me të afërmit e viktimave. Kryeministri Jean Castex ndërkohë shpalli shkallën më të lartë të alarmit duke u nisur nga kërcënimi terrorist i vendit. Gjendja e alarmit në këtë shkallë i lejon policisë të drejta shtesë të ndërhyrjes.

Frankreich Nizza | Messerattacke | Präsident Emmanuel Macron
Fotografi: Gaillard Eric/abaca/picture alliance

Christian Estrosi, kryebashkiaku  konservator i Nicës heq një paralele ngjashmërie me sulmin ndaj mësuesit Samuel Paty dy javë më parë në Paris. Sipas njoftimeve të policisë sërish është fjala për prerje koke dhe tentativë, konfirmoi Estrosi. "Një burrë hyn në një kishë, për të kryer një akt të tillë, ky (…) është një akt barbar."

Nica bëhet pre e një tragjedie të re pas asaj të korrikut 2016, kur qyteti përjetoi një masakër në bulevardin „des Anglais" prej një atentatori i cili mësyu me kamion përmes turmës së njerëzve. Asokohe gjetën vdekjen 86 vetë dhe u plagosën mbi 400 të tjerë.

Sulmi ka ngjallur indinjatë dhe është dënuar ashpër në mbarë opnionin ndërkombëtar.