Sulmet kamikaze në Afganistan, nuk kane të ndalur
6 Tetor 2007Reklamë
Në kryeqytetin afgan janë vrarë nga një sulm vetvrasës një ushtar amerikan dhe disa udhëtarë.Sipas disa burimeve , numri i viktimave civilë është i ndryshëm , nga dy deri në pesë vetë.Sipas një zedhënësi të ushtrisë, atentatori ka hedhur veten në erë bashkë me makinën e tij pranë një konvoi të ushtrisë amerikane që po udhëtonte për në aeroport.
Sipas njoftimeve të korrespondentëve , sulmin e kane marrë përsipër talebanët radikalislamik.Të premten,si pasojë e një sulmi kamikaz , rreth 10 km larg qendrës ushtarake gjermane,në Kundus, u vranë tre ushtarë te bundesvehrit dhe një përkthyes afgan u plagos rëndë.