Sulme të reja të talibanëve në Afganistan
18 Korrik 2007Reklamë
Sipas policisë, një atentator vetëvrasës ka sulmuar në kryeqytetin afgan një karvan diplomatësh turq duke plagosur të paktën një civil vendas. Gjatë një shkëmbimi të mëpasshëm zjarri është plagosur një roje turke. Përgjegjësinë për atentatin në periferi të Kabulit e morën milicët radikalë, islamikë, talibanë. Trupat e NATO-s e rrethuan zonën. / Në disa sulme të rebelëve në jug të vendit u vranë me armë zjarri gjashtë policë afganë dhe një inxhinier filipinas.