Sulme kundër të huajve në Athinë
13 Gusht 2012Një emigrant irakian është sulmuar ditën e dielë në qendër të Athinës në mes të rrugës dhe është plagosur për vdekje. Sipas policisë, burri është goditur me sende të forta. Disa orë pas dërgimit në spital ai ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve. Policia është në kërkim të pesë personave të dyshuar të kenë të bëjnë me rastin.
Sulme të tjera
Numri i sulmeve kundër të huajve është rritur shumë kohët e fundit në Greqi. Ditën e dielë janë sulmuar edhe një rumun dhe një maroken, bëri të ditur policia. Por të dy kanë mundur të largohen dhe të shpëtojnë. Ministri i rendit publik Nikos Dendias, bëri të ditur se shteti do të veprojë "pa mëshirë ndaj të gjithë shkelësve." Ai i shprehu keqardhjen viktimave.
Me krizën e borxheve në Greqi është rritur fluksi i partive ekstremiste të djathta. Partia ekstremiste e djathtë "Agimi i artë" mori në zgjedhjet parlamentare gati shtatë përqind të votave. Ajo krijoi hapur atmosferë kundër të huajve dhe kërkon të joshë shtimin e numrit të anëtareve duke reklamuar dhënien e ushqimit për nevojtarët.