1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sulm ndaj një baze ushtarake amerikane në Irak

21 Janar 2024

Milicë të mbështetur nga Irani qëlluan me raketa bazën ajrore Ain al-Assad në Irakun perëndimor. Disa ushtarë janë plagosur.

https://p.dw.com/p/4bVbO
Irak, Bagdad ushtarë
Ushtarë irakianëFotografi: AHMAD AL-RUBAYE/AFP

Baza ushtarake Ain al-Assad në provincën Al-Anbar në Irak përdoret kryesisht nga ushtarë amerikanë. Komanda rajonale e forcave të armatosura amerikane njoftoi përmes shërbimit të mesazheve të shkurtra X se raketat u hodhën nga ekstremistë të mbështetur nga Irani. Prej sulmit u plagos të paktën një pjesëtar i forcave irakiane të sigurisë. Disa ushtarë amerikanë po trajtohen nga mjekët për lëndime të mundshme traumatike të trurit.

Sipas të dhënave të ushtrisë amerikane shumica e predhave u asgjësuan në fluturim e sipër nga mbrojtja ajrore e bazës. Megjithatë disa raketa arritën të godasin dhe vlerësimi i dëmeve që shkatuan ati po vazhdon.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi i Rezistencës Islamike në Irak. Ky është një grup i paorganizuar grupesh të armatosura që janë lidhje me Iranin shiit.

Nga muaji tetor më shumë se 100 sulme në Irak dhe Siri

Që kur nisi lufta midis Izraelit dhe organizatës militante islamike palestineze HamasRripin e Gazës, sulmet ndaj bazave ushtarake të përdorura nga ushtria amerikane në Irak dhe Sirinë fqinje janë rritur ndjeshëm. Ushtria amerikane ka regjistruar më shumë se njëqind sulme të tilla që nga mesi i tetorit. Si kundërpërgjigje SHBA-ja ka sulmuar në mënyrë të përsëritur pozicionet e grupeve pro-iraniane në Siri dhe Irak.

Aktualisht në Irak ka rreth 2500 ushtarë amerikanë të stacionuar në disa baza, kurse në Siri ky numër është 900. Koalicioni ushtarak ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-ja u themelua në vitin 2014 për të zmbrapsur milicinë terroriste Shteti Islamik (IS) në këto vende.

Kryeministri irakian Mohammed Shia al-Sudani
Kryeministri irakian Mohammed Shia al-Sudani Fotografi: Murtadha Al-Sudani/Anadolu Agency/Pool via REUTERS

Në fillim të janarit kryeministri irakian Mohammed Shia al-Sudani bëri thirrje për përfundimin e stacionimit të koalicionit ushtarak ndërkombëtar në vendin e tij. Arsyet që justifikojnë praninë e koalicionit kanë skaduar, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e al-Sudanit.

DW (afp, dpa, rtr)