1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sulm në Afganistan, dhjetëra talebanë të vrarë

10 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BSnU

Gjatë një shkëmbimi zjarri në provincën jugore të Afganistanit, në Helmand ,sipas të dhënave të trupës së koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të, janë vrarë dhjetëra luftëtarë talebanë. Ushtarët e ushtrisë afgane apo ushtarët e NATO-s nuk janë dëmtuar. Kjo mbahet edhe si një nga betejat më të mëdha, thuhet më tej. Sulmet nga ajri kanë filluar rreth 12 orë pas fillimit të luftimeve, për ti dhënë kohë qytetarëve civilë të zonës që të largoheshin.