Sulm kamikaz në Afganistan - vriten pesë policë
5 Korrik 2007Reklamë
Kabul: Si pasojë e një sulmi kamikaz në juglindje të Afganistanit humbën jetën pesë policë vendas dhe u plagosën 11 të tjerë. Atentatori vetvrasës ishte maskuar si polic dhe ka depërtuar në mesin e policëve ku ka aktivizuar pastaj lëndën shpërthyese. Gjatë një sulmi tjetër në provincën Paktika u vra një ushtar i Natos dhe u plagosën dy të tjerë.