Sulm kamikaz në Afganistan - vriten 15 njerëz
18 Gusht 2007Reklamë
Kabul: Si pasojë e një sulmi kamikaz në jug të Afganistanit humbën jetën të paktën 15 njerëz. Ndërkaq sipas të dhënave të policisë janë plagosur më shumë se 25 persona të tjerë. Shumica e viktimave janë civilë, në mesin e tyre bashkëpuntorë afganë të një firme amerikane të sigurimit. Ata ishin ngarkuar me sigurimin e një transporti ushtarak amerikan nga Kandahari për në provincën e trazirave Helmand.