Sulm i rëndë ndaj trupave amerikane në Afganistan
10 Nëntor 2007Reklamë
Në lindje të Afganistanit janë vrarë gjatë një sulmi të rebelëve të supozuar talibanë gjashtë ushtarë amerikanë dhe tre ushtarë afganë. Rreth 20 ushtarë të tjerë janë plagosur, bëri të ditur një zëdhënës ushtarak amerikan. Sipas tij, ky ishte sulmi me pasojat më të rënda gjatë këtij viti ndaj trupave amerikane të stacionuara në Afganistan.