1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Steinmeieri i premton Afganistanit më shumë ndihma

dpa/dw/PP9 Shkurt 2014

Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier zhvilloi një vizitë në Afganistan. Udhëtimi i tij qe mbajtur sekret deri në momentin e fundit.

https://p.dw.com/p/1B5gB
Fotografi: picture-alliance/dpa

Fillimisht Frank-Walter Steinmeier qëndroi në kampin gjerman në Mazar-i-Sharif. Aty ai i premtoi Afganistanit mbështetje edhe pas tërheqjes së ushtrisë gjermane, Bundeswehr. Ai tha: "Ne e ndjejmë veten të detyruar për të ndihmuar për sigurimin e atyre që janë arritur këtu." Viti 2014 nuk është vetëm një "vit kyç për Afganistanin", por edhe një "pikë kthese për angazhimin gjerman".

Außenminister Frank-Walter Steinmeier in Afghanistan 9.2.14 Jörg Vollmer Generalmajor
Fotografi: picture-alliance/dpa

Nuk është arritur gjithçka

Më pak se një vit para përfundimit zyrtar të misionit të trupave ndërkombëtare ministri i Jashtëm gjerman tha në bilancin e tij e nuk është arritur çdo gjë që ishte vendosur për t'u bërë. Por qëllimi që në Afganistan të mos stërviten më terroristë është arritur.

Pas qëndrimit në në Mazar-i-Sharif Steinmeier fluturoi për në Kabul, ku u takua me presidentin Hamid Karzai. Temat kryesore të bisedimeve të tij në kryeqytet ishin tërheqja e ushtrisë gjermane dhe zgjedhjet presidenciale, raundi i parë i të cilave do të zhvillohet në prill. Karzai, i cili është që nga rënia e regjimit të talibanëve në fund të vitit 2001 president i vendit, nuk mund të kandidojë më pas dy legjislaturash.

Außenminister Steinmeier in Afghanistan Hamid Karsai
Fotografi: picture-alliance/dpa

Ushtarë gjermanë si trainerë dhe këshilltarë

Ushtria gjermane ka aktualisht ka më shumë se 3,100 ushtarë në Afganistan. Deri në fund të këtij viti nga Afganistani do të tërhiqen të gjitha trupat ushtarake ndërkombëtare.

Prej vitit të ardhshëm në Afganistan mund të qëndrojnë jo më tepër se 800 ushtarë gjermanë për të këshilluar dhe trajnuar ushtrinë afgane. Megjithatë aktualisht nuk është ende e sigurt nëse kjo do të jetë e mundur, sepse Karzai refuzon deri tani që të nënshkruajë një marrëveshje ligjore për mbrojtjen e ushtarëve të huaj. Pra ekziston edhe mundësia e një tërheqjeje të plotë të Bundeswehr-it nga Afganistani.