Steinmeier uron Fiter Bajramin
13 Maj 2021"Fiter Bajrami është festë ftuese, një festë për të gjithë, për familjet e myslimanëve dhe miqtë e tyre. Është e hidhur që kjo festë bashkimi festohet për të dytin vit në kushtet e kufizimeve që na ka detyruar pandemia", tha presidenti Steinmeier më një mesazh me video drejtuar besimtarëve myslimanë me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit. Në të njëjtën kohë, presidenti gjerman falënderoi myslimanët që jetojnë në Gjermani që respektuan rregullat e kufizimit në muajin e Ramazanit megjithë zhgënjimin dhe heqjen dorë nga festimet e mëdha.
Steinmeier edhe njëherë kërkoi disiplinë dhe mirëkuptim që kjo festë edhe këtë vit festohet në rrethe të vogla. "Por në fund këtë e bëj me shpresën, se sa më shpejt të ecin me vaksinimin, edhe premtimi për komunitetin pas gjithë këtyre sakrificave do të bëhet realitet shpejt për të gjithë ne. Kreu i shtetit gjerman kujtoi, se në shumë besime fetare agjërimi është i lidhur me pajtimin. "Do të dëshiroja që kjo kohë e pandemisë, në të cilën vuajtëm të gjithë bashkë të sjellë më afër njëri-tjetrit bashkësitë fetare dhe të gjithë ata në vendin tonë, që nuk ndjehen të lidhur me ndonjë fe", theksoi Steinmeier.
la/wa/AR (kna, epd, dpa)