Steinmeier ka shpresa për shuarjen e konfliktit në Liban
10 Gusht 2006Sot ministri i jashtëm gjerman do të bisedojë me autoritetet palestineze, ku është parashikuar një takim me presidentin Mahmud Abaz. Të mërkurën Steinmeier deklaroi në Izrael, se ka akoma shanse për një zgjidhje diplomatike të konfliktit në Lindjen e Afërt.
Luftimet mund të përfundojnë mbi bazën e një rezolute, në të cilën punojnë anëtarët e Këshillit të Sigurimit. Steinmeier bisedoi në Izrael me kryeministrin, Ehud Olmert dhe me ministren e jashtme, Zipi Livni.
Ndërkohë Izraeli sipas të dhënave qeveritare nuk ka filluar ende me zgjerimin e ofensivës tokësore, të aprovuar dje. Zëdhënësi i qeverisë Avi Pasner tha, se kryeministri Ehud Olmert dhe ministri i mbrojtjes Amir Perez janë ngarkuar nga kabineti, për të vendosur vetë momentin e dhënies së urdhërit.
Siç duket të dy do të presin dy deri në tri ditë për mundësinë e një zgjidhjeje diplomatike. SHBA e kritikuan vendimin e Izraelit për zgjerimin e ofensivës ushtarake. Ndërkohë ushtarët izraelitë dhe luftëtarët hisbollahë zhvilluan luftime të ashpra perreth qytetit Marxhajun. Sipas deshmitarëve okularë qyteti duhet të jetë marrë nga ushtarët.