1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Steinmeier dhe Hercog takohen në Berlin

5 Shtator 2022

Vizita e presidentit, izraelit, Idxhak Hercog zhvillohet në kuadër të përkujtimit të atentatit në Lojërat Olimpike në vitin 1972 në Mynih. Steinmeier e Herzog vlerësuan ujdinë për zhdëmtimin e familjarëve të viktimave.

https://p.dw.com/p/4GQYH
Staatsbesuch des Präsidenten von Israel in Deutschland
Fotografi: Markus Schreiber/AP Photo/picture alliance

Presidenti izraelit, Idxhak Hercog është pritur në Kështjellën Bellevue nga presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Para udhëtimit, Herzog ishte shprehur, se fokusi i vizitës së tij treditore do të jetë përkujtimi i 50 vjetorit të atentatit në Lojërat Olimpike, ku humbën jetën 11 sportistë izraelitë dhe 1 polic të vrarë nga terroristë palestinezë.

Herzog vlerësoi angazhimin e Steinmeierit

Në një konferencë të përbashkët për shtyp të dy krerët e shteteve vlerësuan marrëdhëniet izraelito-gjermane si "unike", por i kushtuan vëmendje edhe kritikave për mënyrën si kishte vepruar Gjermania me atentatin në Lojërat Olimpike, i cili i rëndoi shumë marrëdhëniet mes dy vendeve. Arritja e një ujdie për zhdëmtimet e familjarëve është bërë vërtet në minutën e fundit, tha Hercog. Ai lëvdoi presidentin Steinmeier për angazhimin.

Staatsbesuch des Präsidenten von Israel in Deutschland
Fotografi: Bernd von Jutrczenka/dpa/picture alliance

Steinmeier: Mënyra si u veprua me atentatin - "turpëruese"

Në ceremoninë e përbashkët përkujtimore në Fürstenfeldbruck, Steinmeuer do të shprehet edhe për "mënjanimin, harrimin dhe vlerësimin e gabuar" të atëhershëm. "Që u deshën për këtë  50 vjet është turpëruese", ka thënë Steinmeier. Të afërmit e viktimave e kishin refuzuar në fillim pjesëmarrjen në ceremoninë përkujtimore. Të mërkurën qeveria gjermane bëri të ditur ujdinë për zhdëmtimet që do t'u jepen të afërmve të viktimave. Ceremonia të mërkurën zhvillohet tani me pjesëmarrjen e të afërmve të viktimave dhe dy presidentëve.

Staatsbesuch des Präsidenten von Israel in Deutschland
Fotografi: Bernd von Jutrczenka/dpa/picture alliance

11 sportistë izraelitë të vrarë në Lojërat Olimpike 1972

Një grup terroristësh palestinezë arritën të depërtonin më 5 shtator 1972 në territorin e Lojërave Olimpike dhe morën si pengje sportistë të ekipit izraelit. Tek pengmarrja dhe dështimi i aksionit të çlirimit të pengjeve u vranë 11 sportistë izraelitë dhe një polic gjerman. Veprimi i policisë dhe autoriteteve gjermane të sigurisë u kritikua atë kohë shumë ashpër dhe shkaktoi zemërim të madh në Izrael.

Presidenti izraelit, Idxhak Hercog të martën do të mbajë një fjalim në Bundestag, në fund të qëndrimit në Gjermani është planifikuar edhe një vizitë në ish-kampin e përqëndrimit të nazistëve, Bergen-Belsen.

la7nob/hf/jdw (afp, kna, rtr)