1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Spliti - një bukuri kroate me dhëmbë të prishur

Dragojevic / Kersten / Ahmeti24 Qershor 2012

Spliti ishte dikur një qytet i lulëzuar, plotë jetë dhe i kultivuar. Por nga këto tani ka mbetur vetëm një bust. Qyteti vuan nga industria lëngatë dhe papunësia e lartë.

https://p.dw.com/p/15KNg
Fotografi: DW

Qyteti në detin Adriatik është konsideruar si diçka shumë e veçantë. Banorët e Splitit janë krenarë për historinë 1700 vjeçare të qytetit të tyre piktoresk. Thuhet se edhe grekët e lashtë e kishin njohur magjinë e e këtij vendi  dhe kishin themeluar këtu një koloni të lashtë. Në shekullin e katërt pas Krishtit perandori romak Diokleciani ishte aq i impresionuar nga ky vend sa që ai vendosi të zhvendosë atje rezidencën e tij verore. Sot pallati ndodhet në qendër të Splitit dhe tani nga UNESCO është shpallur pjesë e Trashëgimisë Botërore.

Gjatë muajve të verës mijëra turistë shëtisin përgjatë shëtitores së famshme - Riva. Njerëz të veshur mirë, syze dielli të shtrenjta, dyqane ekskluzive të modës - Riva është si të thuash ekspozita e qytetit. Bukur, elegant dhe krenare prezantohen njerëzit njëlloj sikur qyteti.

Qytet me dy fytyra

Por ka edhe një Split tjetër të cilin nuk e shohin turistët. Ky është realiteti gri. Kroacia vuan nga një normë papunësie prej 19 për qind. Në Split niveli i papunësisë është edhe më i lartë - rreth 22 për qind. Askund në vend nuk ka kaq shumë njerëz të papunë si në këtë qytet dhe rrethinat e tij. "Split është një lloj test lakmusi për atë që ndodh në këtë vend. Problemet janë këtu më të dukshme", thotë Mladen Badovinac, udhëheqës i grupit hip-hop të Splitit "The Beat Fleet". TBF, siç e quajnë fansat, është bërë i famshëm me tekstet e mençura dhe kritikë shoqërore në Kroaci. Shtypi i quan ata me kënaqësi "rebelë". Por ata nuk e shohin veten si të tillë, por si dëshmitarë të kohës, autentik dhe të pavarur. Ata duan të tregojnë histori që nuk dalin në pah në mediat kroate.

Bildergalerie Sehnsucht nach Europa Split
Fotografi: DW
Sehnsucht nach Europa Split mit TBF
Fotografi: Dunja Dragojevic

Djelmoshat e TBF-së e duan qytetin e tyre, por janë gjithashtu thellë të zhgënjyer nga zhvillimet aktuale. "Është absurde që pikërisht Spliti të ketë kaq shumë probleme, të mbetet ka prapa. Ky qytet ishte një herë një metropol i Mesdheut. Në krahasim me qytetet e tjera kroate Spliti kishte shumë për të humbur", thotë Badovinec.

Shkaqet e rënies

Por çfarë ndodhi? Split është kthyer në një vend këmbimi për turizëm, tregti dhe kontrabandë, theksojnë  muzikantët e TBF-së. Arsyet për këto zhvillime e kanë origjinën e tyre në vitet  '90. Në atë kohë, Kroacia dhe Serbia hynë në luftë kundër njëra-tjetrës. Por Spliti nuk ishte në qendër të ngjarjeve të luftës dhe po ashtu nuk ishte sulmuar.

"Ne vuajtëm më shumë nga pasojat e tjera të luftës: Ne u desh të shihnim se si  thyheshin banesat e braktisura. Ne shihnim krijesa të dyshimta që në kohë të tilla dilnin në sipërfaqe", thotë 35-vjeçari Badovinec. Ai dhe shokët e tij të grupit, të gjithë të moshës mes 30 dhe 40, e shohin veten si pjesë të një brezi të humbur që u rrit  një një boshllëk në mes të regjimit komunist të Titos, që përfshinte periudhën e pasluftës deri në vdekjen e tij në vitin 1980, dhe regjimit nacionalist të Franjo Tugjmanit, i cili i dha vulën e vet Kroacisë në vitet e 90-ta.

" Ne në Kroaci nuk pajtohemi nëse Tugjmani ishte një burrështetas i madh dhe babai i kombit apo një lloj diktatori që donte të impononte vullnetin e tij dhe ishte shumë larg nga realiteti", thotë Sasha Antiq, i cili shkruan tekstet e këngëve të grupit TBF . Atij i dhemb në shpirt që është shkatërruar kultura urbane e Splitit. Ai nuk beson në rastësi. "Lufta është instrumentalizuar për t'i shpëlarë trurin njerëzve, për të zhvilluar propagandë. Në Split në pushtet erdhën tipa të pavlerë dhe karaktere të dyshimta. Nën maskën e patriotizmit me sa duket janë futur vlera të reja, ndërsa me rëndësi ishin vetëm interesat e tyre." Ky është shpjegimi i tij për rënien financiare, kulturore dhe morale të Kroacisë.

Bildergalerie Sehnsucht nach Europa Split
Fotografi: DW

Si në perëndimin e egër?

Bildergalerie Sehnsucht nach Europa Split
Fotografi: DW

Për Splitin bëhet fjalë edhe në librin e ri të Olja Saviçeviq Ivançeviq. Romani i saj "Lamtumirë, Kaubojë", i cili është përkthyer ndërkohë edhe në gjuhën gjermane, është një nderim për Dalmacinë e kohës së pasluftës dhe rrethinave të saj, thotë shkrimtarja 38 vjeçare. Ajo vetë është rritur në Kashtela, në periferi të Splitit larg nga qendra e qytetit. Në kohën e komunizmit Kashtela me vendndodhjen e saj piktoreske në bregdet ishte betonuar me fabrikat e çimentos dhe asbestit. Tani shumica e fabrikave janë boshatisur, deti ka kohë që është ndotur. Me sa duket: regjimi i vjetër shkatërroi natyrën, i riu industrinë.

"Politikanët tanë na kanë plaçkitur. Dhe atë në një masë të paparë. Njerëzit kyç në politikë e kanë plaçkitur   vendin e tyre në kuptimin e vërtetë të fjalës", ankohet shkrimtarja e re. Si shembull ajo përmend ish-kryeministrin kroat Sanader. Kundër tij po zhvillohet një proces në të cilin ai akuzohet për korrupsion dhe mashtrim. Popullit kroat është varfëruar, thotë Olja Saviçeviq: "Klasa e mesme, e cila ekzistonte në kohën e Jugosllavisë dhe gjatë kohësë së luftës në vitet e '90-ta është zhdukur krejtësisht."