1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Spanja kërkon koalicion shtetesh për problemin e refugjatëve

7 Gusht 2018

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Borell, ka kërkuar përballë vërshimit të refugjatëve drejt vendit të tij solidaritet më të madh evropian.

https://p.dw.com/p/32i97
Spanien Flüchtlinge an der Küste
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Moreno

Po të mos duan të japin mbështetje të gjitha shtetet në BE, atëherë duhet të prijë "një koalicion i vogël shtetesh rreth Gjermanisë, Francës dhe Spanjës". Kështu është shprehur Josep Borell në një intervistë që i ka dhënë numrit të së martës të gazetës gjermane "Handelsblatt".

Ministri i Jashtëm spanjoll lëvdoi politikën ndaj refugjatëve të Kancelares Federale Angela Merkel. Borreli përmendi shprehimisht hapjen e kufijve nga Merkeli në vitin 2015. "Për mua, Kancelarja Federale thjesht shpëtoi nderin e Evropës", tha politikani spanjoll.

Spanien Flüchtlinge an der Küste
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Moreno

Në lidhje me grupin pararojë që synon ai në BE, Borell tha se ai duhet të kundërshtojë me zgjidhje konstruktive"politikën e frikës", të cilën e praktikojnë aktualisht qeveritë populiste të djathta. Në këtë kuadër duhet të ketë edhe nxitje për vendet e origjinës së migrantëve, që t'i ripranojnë ata. Propozimi i Borellit është që për çdo imigrant të riatdhesuar, shtetet evropiane mund të pranojnë një migrant legal, të cilin ta kualifikojnë.

"Erasmus evropiano-afrikan"

Ministri i Jashtëm spanjoll foli për një "lloj Erasmusi evropiano-afrikan", duke iu referuar programit me të njëjtin emër të studentëve. Por pas kualifikimit, njerëzit duhet të kthehen sërish në shtetin e tyre të origjinës dhe t'ia vënë në dispozicion dijen e tyre ekonomisë vendase. Një marrëveshje të kësaj natyre Spanja ka lidhur me Marokun dhe sipas Borellit nuk ka pasur probleme me riatdhesime atje.

Partitë e mëdha në Spanjë, me përjashtim të Podemos pajtohen në mendimin se numri më i madh i afrikanëve që vjen aktualisht në Spanjë përmes "itinerarit të Magrebit", nuk janë njerëz në hall. Edhe statistikat e Zyrës së Imigrimit dëshmojnë se thuajse të gjithë migrantët e rinj janë nga shtresa e mesme dhe ëndërrojnë për mirëqënie, karriera si muzikantë ose futbollistë. Shumë ekspertë janë të mendimit se ata do të ndodhen në një rrugë pa krye në Evropë.