1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Slloveni: Zgjedhje të parakohshme

Shamil Sams
15 Prill 2018

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, e shpërndau të shtunën (14.04) parlamentin e vendit duke u hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme.

https://p.dw.com/p/2w3vV
Slowenien Wahl | Borut Pahor, Wahlsieger
Fotografi: Reuters/S. Zivulovic

"Sot po e shpërndaj parlamentin dhe përcaktoj 3 qershorin si datën për zgjedhje të parakohshme parlamentare", tha Presidenti Pahor në një konferencë shtypi.

Ai bëri thirrje për një "një atmosferë tolerante dhe pa gjuhë urrejtjeje" gjatë fushatës zgjedhore.

Vendimi për të organizuar zgjedhjet të parakohshme erdhi pasi Gjykata e Lartë e vendit bllokoi një projekt hekurudhor prej 1 miliardë eurosh të propozuar nga ish-kryeministri Miro Cerar dhe urdhëroi mbajtjen e një referendumi të dytë nëse ky projekt duhet të vazhdojë. Pas vendimit të 14 marsit Cerari dha dorëheqjen, por tha se ai do të qëndronte në pozitën e tij derisa të krijohej një qeveri e re.

Belgien Brüssel Miro Cerar
Miro Cerar Fotografi: picture-alliance/AP Photo/O. Matthys

Qeveria e Cerarit u përball kohët e fundit me një valë grevash nga punonjësve të sektorit publik megjithë rimëkëmbjen e ekonomike të Sllovenisë.

Garë e ngushtë

Rreth 1.7 milionë sllovenë kanë të drejtën të hedhin votën e tyre në zgjedhjet e 3 qershorit dhe do të zgjedhin midis 20 partive politike që synojnë një shumicë në parlamentin me 90 vende.

Sipas sondazheve në krye gjendet lista e qendrës së majtë të Marjan Sarec-it (LMS), e cila po kandidon për herë të parë. Partia udhëhiqet nga Sareci, kryetari i bashkisë së Kamnikut. Megjithatë, analistët thonë se rezultati është vështirë të parashikohet.

"Unë pres që partia fituese do të formojë një koalicion qeveritar, por është e pamundur të thuhet se cila parti do të fitojë", tha Peter Jançiç, analist politik dhe redaktor i faqes politike të internetit Spletni Casopis, për agjencinë e lajmeve Reuters.

Qëndrueshmëri ekonomike

Qeveria e Cerarit planifiko të ndërtojë një linjë hekurudhore prej 27 kilometrash midis qytetit kufitar italian Divaca dhe portit shtetëror Adriatik Luka Koper. Në një referendum të zhvilluar më parë ajo fitoi  mbështetjen e publikut për projektin, por Gjykata e Lartë e anuloi rezultatin pas një ankese të një grupi të shoqërisë civile lidhur me përdorimin e fondeve të fushatës.

Kroatien / Slowenien / Kljuc Brdovecki / Zug mit Flüchtlingen
Fotografi: picture alliance / Davor Puklavec

Grupi i shoqërisë civile "Tatimpaguesit nuk heqin dorë" e paraqiti çështjen në Gjykatën e Lartë të Sllovenisë, duke argumentuar se qeveria kishte një avantazh të padrejtë në referendum, për shkak se ka përdorur 95,000 euro nga fondet publike për ta mbështetur fushatën e saj.

Sllovenia arriti me mundime ta shmangte në vitin 2013 procesin e shpëtimit të bankave të saj prej fondeve ndërkombëtare dhe ekonomia e saj filloi të përmirësohej një vit më vonë. Qeveria pret që ekonomia e vendit të rritet këtë vit me 5.1 për qind.

Megjithatë qeveria e re e vendit do të ketë si detyrë të ulë shpenzimet publike dhe borxhin publik.