1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Skuadriljet gjermane Patriot përgatiten për në Turqi

Andreas Noll / Vilma Filaj-Ballvora6 Dhjetor 2012

Skuadriljet gjermane të mbrojtjes kundërajrore së shpejti do të dislokohen në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë.

https://p.dw.com/p/16x1i
ARCHIV: Eine Luftabwehrrakete vom Typ "Patriot" wird zu Testzwecken abgeschossen (Foto undatiert). Die Bundeswehr wird offenbar in Kuerze Flugabwehrraketen mit deutscher Bedienungsmannschaft an die tuerkisch-syrische Grenze verlegen. Nach Informationen der "Sueddeutschen Zeitung" (Samstagausgabe vom 17.11.12) will die Tuerkei am Montag (19.11.12) eine offizielle Bitte an die NATO richten, zum Schutz ihres Territoriums Raketensysteme des Typs Patriot zur Verfuegung zu stellen. Der NATO-Oberkommandierende in Europa, James Stavridis, wolle dieser Bitte umgehend entsprechen. Die Bundeswehr werde sich mit einer oder zwei Patriot-Staffeln und bis zu 170 Soldaten an der NATO-Operation beteiligen. Ob dazu ein Mandat des Bundestags erforderlich ist, pruefe die Bundesregierung derzeit. (zu dapd-Text)
Fotografi: dapd

Eshtë një detyrë e shumëanshme puna me trupën e mbrojtjes nga raketat, thotë majori Sven Evers nga skuadrilja e mbrojtjes kundërajrore 1 në Husum. Për kushtet e ushtrisë gjermane kjo është më pak e rrezikshme krahasur me misione të tjera, shton ai duke iu përgjigjur pyetjes së DW-së. Nga një makinë fuoristradë shefi i skuadriljes vëzhgon se si ushtarët e tij stërviten për raste serioze, në një aerodrom të nxjerrë jashtë funksionimit në Shlesvig-Holstein.

Por megjithatë kjo stërvitje ka të bëjë pak me një rast serioz real. Sepse, siç shpjegon Evers, i gjithë konfigurimi nuk i përgjigjet realitetit. Në një rast real, baza e lëshimit të raketave dhe radarët në asnjë mënyrë nuk vendosen pranë njëra-tjetrës, por në distancë. Në rast krize pas instalimit të tyre, ekipi e ka kryer punën më të madhe, sepse pjesa tjetër e punës realizohet nga kompjuteri.

Deri më sot trupa gjermane Patriot nuk është konfrontuar asnjëherë me raste serioze reale. Përkundrazi: Një sërë politkanësh këtë sistem armatimi e konsideronin si një model, të cilit i ka kaluar koha, si një relike të Luftës së Ftohtë, që tashmë e ka humbur kuptimin. Në konfrontimin me Paktin e Varshavës njësitë Patriot bashkë me aleatët në NATO në Gjermaninë Perëndimore kishin detyrë të krijonin një rreze bllokuese, për të goditur avionët luftarakë të armikut. Po kaq e tejkaluar është edhe historia e raketave Patriot: Ky sistem është konceptuar në vitet 1960, është zhvilluar në vitet 1970 dhe pak pas rënies së murit të Berlinit është futur në ushtrinë gjermane.

- Soldaten des Raketenabwehrgeschaders 1 tarnen die Fahrzeuge einer Patriot-Raketenabwehrstaffel (09.10.2012 - Foto: Andreas Noll)
Radarët e sistemit Patriot gjatë një manovre në HusumFotografi: DW/A.Noll

Mbrojtja nga raketat në ushtrinë gjermane pas Luftës së Ftohtë e ka humbur rëndësinë. Kapaciteti i trupës ndërkohë po përgjysmohet. Nga 24 skuadrilje së shpejti do të mbeten dymbëdhjetë, me një teknologji të vjetëruar e të përqendruar kryesisht në veri të Gjermanisë. Ndonëse është konceptuar një sistem pasues (Meads) me radarë me kapacitet më të lartë, ai për shkak të kostove nuk do të zhvillohet. Në këtë drejtim "mundësitë e përshtatjes" së Patriot, siç i komunikoi Ministria e Mbrojtjes Bundestag-ut në 2009, "janë ezauruar" - kjo do të thotë, që modernizimi i mëtejshëm nuk është i mundur. Pas vitit 2025 nuk mund të përdoren më as njësitë më moderne, e është e paqartë se çfarë do të ndodhë më pas.

Ein Patriot-Raketenabwehrsystem wird am Dienstag (15.07.2008) während des Besuchs von Bundesverteidigungsminister Jung beim Flugabwehrraketengeschwader 2 Bad Sülze (Nordvorpommern) am Ausbildungsstandort Warbelow bei Gnoien aufgebaut. In den Standort Bad Sülze wurden in den vergangenen Jahren 55 Millionen Euro investiert, weitere fünf Millionen Euro folgen dieses Jahr. Foto: Bernd Wüstneck +++(c) dpa - Report+++
Sistemi i mbrojtjes nga raketat PatriotFotografi: picture-alliance/dpa

Maksimumi 20 sekonda kohë paraljmërimi

Në luftën e parë të Gjirit Persik, Patriot kaluan provën e tyre të parë të madhe, kur në Izrael ato kapnin në ajër raketat irakiane Scud. Kuota e vlerësuar asokohe e precizionit të kapjes, ndërkohë shihet me sy kritik. Komandanti i skuadriljes, koloneli Marcus Ellermann bën fjalë për një "aftësim fillestar kundër trupave flutures balistikë dhe për një sistem bazë kundër avionëve". Nëse e pyet për aftësitë e sakta teknike ai nguron të flasë. Por thotë vetëm, se "gjithçka, që fluturon dhe mund të kapet prej radarëve tanë, parimisht mund të luftohet prej sistemit të armatimit Patriot. Nuk ka kufizime të madhësisë sa i përket destancionit të fluturimit." Por megjithatë më shumë sukses premton përdorimi i tyre kundër raketave me rreze të shkurtër veprimi. Pavarësisht se çfarë objeketesh fluturues identifikohen, vendimtar është faktori kohë. Pas identifikimit nga radari, oficerit normalisht i mbeten vetëm 10 deri në 20 sekonda kohë, për të shtypur butonin e aktivizimit: "Ne flasim për distanca në kilometra midis 50 deri në 100, ku dallohet destinacioni dhe ku drejtohet veprimi luftarak", thotë Ellermann.

Në vigjilje të misionit të parë jashtë vendit

Përveç manovrës vjetore në Kretë, ku trupa ushtrohet në Mesdhe për "goditje reale", deri më sot nuk ka pasur misione jashtë vendit të këtyre njësive. Tashmë kjo do të ndryshojë. Qeveria vendosi të enjten (06.12.) t'i zhvendosë raketat mbrojtëse të tipit "Patriot" në Turqi. Për misionin e NATO-s, në bazë të këtij vendimi, do të vihen në dispozicion 400 ushtarë të Bundeswehr-it. Turqia në të ardhmen duhet të mbrohet më mirë ndaj sulmeve nga Siria. Gjatë luftës civile në Siri janë hedhur granata edhe në anën e Turqisë. Bundestag-u do të vendosë nga 10 dhjetori për këtë mision. Konsiderohet si e sigurtë arritja e shumicës së nevojshme në parlament për miratimin e këtij misioni, sepse krahas mazhorancës qeveritare edhe partia socialdemokrate në opozitë do të votojë pro.