1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Skandali i FIFA-s, shoqata në liqenin e Zyrihut

Henrik Böhme28 Maj 2015

FIFA konsiderohet si një koncern miliardësh, me përmasat e një prodhuesi të automjeteve. Miliardat FIFA i ka, por koncern nuk është. Ajo është ligjërisht shoqatë, e kjo e ndihmon më shumë t'i bëjë kapul paratë.

https://p.dw.com/p/1FXGW
Schweiz FIFA Schriftzug Hauptquartier in Zürich
Fotografi: Reuters/R. Sprich

Federata Botërore e Futbollit, FIFA, është shoqatë në bazë të nenit 60-të kodit civil zviceran. Pra, për të vlen e drejta e shoqatave në vendin e alpeve - dhe si organizatë jofitimprurëse dhe në shërbim të komunitetit, FIFA është e detyruar t'i investojë fitimet e saj dhe rezervat në futboll. Për shembull në programet për rininë apo zhvillimin. Të ardhurat dhe shpenzimet duhet të jenë të balancuara, dividentët nuk paguhen. Këto mund t'i lexosh në bilancin aktual të FIFA-s.

Fußball FIFA Joseph S. Blatter
Presidenti i FIFA-s, Joseph S. BlatterFotografi: picture-alliance/dpa/A. Sultan

Modeli i biznesit

Por për shkak se FIFA konsiderohet shoqatë, ajo paguan vetëm 4% tatime për fitimin. Shoqëritë e kapitalit paguajnë dyfishin. E megjithatë Federata Botërore e Futbollit është një koncern milardësh, që i nxjerr fitimet sidomos me kampionatet botërore, që organizohen çdo katër vjet. Por për shkak se FIFA është një shoqatë jofitimprurëse, ajo nuk duhet t'i kushtohet përfitimit ekonomik. Po si i fiton FIFA atëherë qindra milionë euro në vit?

Modeli i biznesit të FIFA-s është shumë i thjeshtë: Ajo ia ngarkon shpenzimet e një kampionati botëror vendit mikpritës. Kush do të marrë në vendin e tij kampionatin, duhet t'i sigurojë FIFA-s lirimin nga taksimi. Për shembull gjatë kampionatit botëror rt zhvilluar në Gjermani në 2006-n, shtetit gjerman i ikën nga duart rreth 250 milionë Euro. Po ky model u ndoq pak a shumë edhe në Afrikën e Jugut në vitin 2010 dhe vitin e shkuar në Brazil, vende këto që do të kishin nevojë urgjente për këto të ardhura. Pra në territorin ku zhvillohen ndeshjet krijohet një si zonë e patatueshme. Të gjithë partnerët e FIFA-s janë të çliruar nga detyrimi tatimor lokal dhe tvsh-ja.

Baustellen in Katar
Në Katar punohet për Kampionatin Botëror 2022Fotografi: picture-alliance/dpa/B. von Jutrczenka

Të ardhurat

Por pjesën e luanit në këto të ardhura e kanë ato të shitjes super shtrenjtë të të drejtave për televizionet. Vetëm për kampionatin botëror të vitit 2014 të ardhurat nga këto shitje kapën shifrën e 742 milionë Dollarëve. Po ashtu nga shitja e të drejtave të marketingut u mblodhën edhe 465 milionë Dollarë të tjerë. Kështu raporti i publikuar për vitin e botërorit 2014 tregoi një shumë të ardhurash prej 1,9 miliardë Dollarësh. FIFA-s i kanë mbetur neto 141 milionë Dollarë. Me këtë rezervat vepruese të FIFA-s arrijnë 1,52 miliardë Dollarë.

"Shpikësi"

Kalimi i FIFA-s në një "makineri parash" u krye në vitin 1974, kur Gjermania ishte mikpritëse e Kampionatit Botëror. Braziliani Joao Havelange "u zgjodh" shef i FIFA-s. Për stilin e ri të marketingut u kujdes në Gjermani një emër i njohur, Horst Dassler, djali i themeluesit të firmës Adidas, Adolf Dassler dhe atëherë edhe kreu i koncernit. Ai e pikasi potencialin ekonomik të FIFA-s, dhe mblodhi sponsorët e parë të mëdhenj. Plani i tij: Të tërhiqte firma botërore që ishin të gatshme të paguanin miliona për një prezantim ekskluziv. Si shpërblim dominojnë banderolat e reklamave të tyre, ato marrin kontigjente biletash falas, ftojnë me kushte të mira miq të firmave të tyre, apo mund të përdorin ekskluzivisht logon e kampionatit. Partnerë aktualë të FIFA-s janë Adidas, Coca Cola, koncerni enegjertik rus Gazprom, koncerni i automjeteve Hyundai/Kiam dhe firma e kartës së kreditit,Visa.

Por sipas së drejtës statutore FIFA shpenzon shumë fonde. Për projekte zhvillimi Fifa shpenzon rreth 509 milionë euro. Ekipet e futbollit në Kampionatin Botëror të Brazilit morën gjithsej 358 milionë dollarë, vetëm Gjermania si skuadër fituese mori 35 milionë euro.