Sipas gjasave rrëmbehet në Afganistan një gazetar gjerman
25 Korrik 2007Reklamë
Në Afganistan duket se është marrë peng një gazetar gjerman. Kështu njofton qeveria e provincës Kunar, në lindje të vendit. Këto dyshime i ka konfirmuar edhe ministria e jashtme në Berlin. Një zëdhënës tha se ata po përpiqet që të shpjegojnë rastin sa më shpejt që është e mundur. Para një jave në Afganistan janë rrëmbyer edhe dy inxhinierë gjermanë. Njëri prej tyre ka vdekur, ndërsa kufoma e tij pritet sot në Gjermani. Nesër do të bëhet autopsia, ku do të dihen shkaqet e vdekjes së 44 vjeçarit, sepse ende është e paqartë nëse është vrarë apo ka vdekur si pasojë e torturimeve të talebanëve. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se po bëhen përpjekjet e mundura për lirimin e inxhinierit tjetër.