1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Sërish thirrje për greva në tri aeroporte kryesore

19 Prill 2023

Sindikata Verdi u bëri thirrje punëtorëve të zonave të sigurisë në aeroportet e Dyseldorfit, Këln/Bonnit dhe Hamburgut të bëjnë grevë më 20 dhe 21 prill.

https://p.dw.com/p/4QGe3
Sindikata gjermane bën thirrje për greva në tri aeroporte kryesore
Sindikata gjermane bën thirrje për greva në tri aeroporte kryesoreFotografi: Heiko Becker/REUTERS

Sindikata gjermane Verdi bëri thirrje për greva paralajmëruese gjithëditore të enjten dhe të premten (20 dhe 21 prill) për punonjësit e sigurisë në aeroportet e Dyseldorfit, Hamburgut dhe Këlnit/Bonnit.

"Greva fillon natën e së enjtes dhe përfundon natën nga e premtja në të shtunë”, tha sindikata Verdi.

Sektorët që do të preken përfshijnë zonën e kontrolleve të sigurisë së aviacionit, kontrollin e pasagjerëve, kontrollin dhe shërbimin e personelit dhe mallrave. Në aeroporte priten kohë më të gjata pritjeje apo edhe anulime fluturimesh për shkak të grevës”, paralajmëroi sindikata.

Aeroporti i Mynihut
Aeroporti i MynihutFotografi: Leonhard Simon/REUTERS

Zëdhënësi i aeroportit të Hamburgut tha se të enjten dhe të premten të gjitha nisjet do të anulohen ose do të kryhen pa pasagjerë. Ai shtoi se nga greva mund të preken rreth 80,000 pasagjerë që. Po ashtu as mbërritjet nuk do të jenë të mundshme, tha ai.

Për të premten grevë paralajmëruese e hekurudhave gjermane

Media gjermane njoftoi se në ditët në vijim greva paralajmëruese planifikojnë edhe hekurudhat gjermane dhe kompani të tjera hekurudhore  Nuk dihet ende një datë e saktë, por sipas raportimeve të mediave është folur për një grevë këtë të premte.