Gjermani: Sërish thirrje për greva në tri aeroporte kryesore
19 Prill 2023Sindikata gjermane Verdi bëri thirrje për greva paralajmëruese gjithëditore të enjten dhe të premten (20 dhe 21 prill) për punonjësit e sigurisë në aeroportet e Dyseldorfit, Hamburgut dhe Këlnit/Bonnit.
"Greva fillon natën e së enjtes dhe përfundon natën nga e premtja në të shtunë”, tha sindikata Verdi.
Sektorët që do të preken përfshijnë zonën e kontrolleve të sigurisë së aviacionit, kontrollin e pasagjerëve, kontrollin dhe shërbimin e personelit dhe mallrave. Në aeroporte priten kohë më të gjata pritjeje apo edhe anulime fluturimesh për shkak të grevës”, paralajmëroi sindikata.
Zëdhënësi i aeroportit të Hamburgut tha se të enjten dhe të premten të gjitha nisjet do të anulohen ose do të kryhen pa pasagjerë. Ai shtoi se nga greva mund të preken rreth 80,000 pasagjerë që. Po ashtu as mbërritjet nuk do të jenë të mundshme, tha ai.
Për të premten grevë paralajmëruese e hekurudhave gjermane
Media gjermane njoftoi se në ditët në vijim greva paralajmëruese planifikojnë edhe hekurudhat gjermane dhe kompani të tjera hekurudhore Nuk dihet ende një datë e saktë, por sipas raportimeve të mediave është folur për një grevë këtë të premte.