1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

060911 Flughäfen Sicherheit

7 Shtator 2011

Sulmet terroriste të 11. Shtatorit 2001 bënë që të ashpërsoheshin masat e sigurisë edhe në aeroportet gjermane, masa që janë në fuqi edhe sot. Çfarë është bërë në Gjermani në 10 vitet e fundit për sigurinë?

https://p.dw.com/p/12U2B
Kontrolli në aeroporte do mbetet i rreptë
Kontrolli në aeroporte do mbetet i rreptëFotografi: picture alliance/dpa/Fotografia

Më shumë se 2000 policë gjermanë merren me kontrollin e sigurisë në aeroportin e Frankfurtit. Kontrollet realisht fillojnë që para futjes në zonën e sigurisë. Nëpunës të policisë të veshur civilë vëzhgojnë pasagjerët dhe valixhet e tyre. Wolgang Wurm është president i drejtorisë së policisë për aeroportin e Frankfurtit. Ai e dallon menjëherë një person që dyshohet. "Personi lëviz për shembull me nervozitet të dukshëm. Apo ai përdor veshjen për të transportuar gjëra të ndryshme, kështu veshja në pjesë të caktuara të trupit bie në sy."

Ndarja absolute e pasagjerëve tranzit

Çdo ditë aeroporti i Frankfurtit kontrollon nga 140.000 deri në 220.000 udhëtarë. Rregullat e sigurisë janë ashpërsuar vit për vit. Vetëm personeli i sigurisë është dhjetëfishuar në këto vite. Të gjitha valixhet apo çantat pasqyrohen në monitor dhe kontrollohen. Sasia e lëngjeve që mund të marrësh me vete është reduktuar dukshëm, dhe kjo masë sigurie do të vazhdojë të jetë në fuqi si e tillë deri në vitin 2013.

Policë gjermanë patrullojnë në Frankfurt
Policë gjermanë patrullojnë në FrankfurtFotografi: picture alliance/dpa

Nga ana tjetër pasagjerët që udhëtojnë tranzit janë plotësisht të izoluar. "Ne nuk kemi siguri, nëse të gjithë pasagjerët nga vendet e treta janë kontrolluar në bazë të standarteve evropiane të sigurisë. Mund të ndodhë që dikush që vjen nga një vend i tretë të mos jetë kontrolluar mirë, dhe të ketë me vete objekte që ia jep një udhëtari tjetër që i ka kaluar ndërkohë kontrollet tona. Me këtë do të ekzistonte teorikisht mundësia që të futeshin lëndë shpërthyese në avion. Pikërisht kjo mënjanohet me ndarjen e plotë të pasagjerëve."

Por në aeroporte nuk kontrollohen vetëm pasagjerët. Kjo vlen edhe për personat që punojnë në aeroporte. Të 500 firmat prezente në aeroportin e Frankfurtit, punësojnë 70.000 vetë. Të gjithë këta duhet të kalojnë në intervale të rregullta testin e besueshmërisë. Ata duhet të identifikohen përmes të dhënave të tyre biometrike në pashaporta dhe me kode të ndryshme.

Pamje ilustruese. Dërgesat i nënshtrohen po ashtu kontrolleve
Pamje ilustruese. Dërgesat i nënshtrohen po ashtu kontrolleveFotografi: picture-alliance/dpa

Kontrolli i rreptë në aeroporte frytdhënës

Statistika justifikon kontrollet e rrepta. Vetëm në vitin e kaluar, në aeroportin e Frankfurtit u siguruan 1.000 armë të lehta. Kësaj i shtohen 600 falsifikate dhe 45.000 objekte që klasifikohen si armë të ftohta. Jo të gjitha objektet e konfiskuara kanë një sfond terrorist, thuhet në raportin e policisë federale. Por ato tregojnë se ato mund të ishin futur në bord po qe se nuk do të ishte kontrolluar kaq rreptë.

Nëse para vitesh masat e sigurisë për transportin në aeroporte mund të përmblidheshin në një faqe, sot ato përmbushin 1.200 faqe. Harald Zielinski shef për sigurinë i Lufthansa Cargo thotë se jo vetëm amerikanët, edhe Brukseli pret më shumë: "Mund të jetë për shembull një kërkesë e Komisionit Evropian, që dërgesat që ndodhen në zonën tranzit të kontrollohen edhe njëherë. Kjo nënkupton nëse një dërgesë fluturon nga pika përmes Frankfurtit në pikën B për në pikën C në Nju Jork. Ata duhet të jenë të sigurtë që nga pika A dërgesa e kaloi kontrollin e sigurisë 100%."

Autor: Wolfgang Dick/Lindita Arapi

Redaktoi:Bahri Cani