Si të nxitet lufta kundër lëndëve narkotike?
8 Maj 2014Prej viteve 80-të po vazhdon e ashtuquajtura "War on Drugs", pra lufta kundër kultivimit dhe përhapjes së lëndëve narkotike. Ndërkohë që në luftën kundër strukturave të lëndëve narkotike po përdoren edhe mjetet ushtarake. Zanafilla e aksioneve kundër lëndëve narkotike daton në vitet 60-të kur ato janë ndaluar në mbarë botën. Vendet e OKB kanë miratuar ndërkohë shumë ligje dhe rregulla kundër kësaj dukurie. Por prodhuesit dhe shpërndarësit e drogave janë organizuar në rrjete të ndryshme kriminale dhe kanë vazhduar përpjekjet e tyre për përhapjen e drogave.
Me shumë se 30 vjet prej fillimit të luftës së hapur kundër drogave, ekspertët janë të mendimit se kjo luftë nuk mund të fitohet edhe pse OKB vazhdon që ndalimin e përhapjes së drogave ta ketë si qëllim kryesor. Në një studim të prezantuar nga London School of Economics (LSE) - nënvizohet se lufta kundër drogve ka edhe pasojat e veta negative ekonomike. Në këtë mënyrë mund të ndodhë që prodhimi dhe përhapja e drogova vetëm të shtyhen nga një rajon në tjetrin. "Në mbarë botën po kuptohet se kjo është është një dështim total", pohon në bisedë me DW, John Collins nga grupi The-Expert-Group-on-the-Economics-of-Drug-Policy, i cili e ka koordinuar këtë studim.
Angazhimi i prominentëve
Luftën kundër drogave e kanë mbështetur edhe shumë bartës të çmimit Nobel për ekonomi si dhe politikanë të lartë si ish i ngarkuari i BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri Javier Solana, zëvendëskryeministri britanik Nick Clegg dhe ish ministri amerikan i Jashtëm dhe i Financave George Shultz. Ky mund të jetë edhe një argument i mirë që me këtë temë do të merret edhe Asambleja e Përgjithshme e OKB në vitin 2016.
Shumë kohë është dukur sikur politika e OKB e drogave nuk mund të ndryshojë shumë. "Megjithatë tani dikush po flet për këtë çështe", mendon Bettina Schorr, nga Instituti Latinoamerikan në Universtietin e Lirë në Berlin. "Ka ide të cilat tani edhe politikisht duhet të zbatohen", kërkon ekspertja. "Ky është një problem multidimensional i cili duhet të zgjidhet me mjete multidimesionale dhe jo vetëm me mjete ushtarake". Ushtria është e stërngarkuar me detyrat e shumta.
Metodat e dëshmuara të zgjerohen
Studimi i tanishëm dëshmon se metoda e tanishme ka sjellë vetëm deri tek stërmbushja e burgjeve amerikane, poltiika represive në Azi, zgjerimi i korrupsionit dhe instabilitetit politik në Afganistan dhe Afrikën e Veriut, ngritja e dhunës në Amerikën Latine apo rritja e numri të të infektuarve me virusin e Sidës në Rusi. Në luftën kundër drogës janë shkelur në mënyrë masive edhe të drejtat e njeriut. Kombet e Bashkuara tani duhet të angazhohen për përdorimin edhe të metodave të tjera në rajone të ndryshme.
"Para janë shpenzuar deri tani jo si duhet, sepse ato duhet të derdhen në programe që kanë dhënë rezultate të mira", mendon John Collins, nga LSE. Shumë me rëndësi është që të përmirësohen kunshtet e jetës së personave që konsumojnë drogë, prmes ndihmës mjekësore dhe këshillimeve për përdorimin e drogave dhe pasojave të tyre. Këto masa duhet të përhapen në mbarë botën dhe duhet të financohen më shumë.
Rrugët e reja
Si hap i dytë duhet të jenë eksperimentet nën mbikqyrjen strikte të shtetit. "Ne duhet të bëjmë prova të reja dhe të gjejmë rrugë të reja në luftën kundër drogave", mendon Collins. Në Urugvaj është legalizuar shitja dhe përdorimi i marihuanës, si dhe në disa shtete amerikane. Deri tani këto masa janë kritikuar ashpër nga organet e OKB për luftën kundër drogave.
Por ajo që është e mundshme me marihuanën, është plotësisht e pabëshme me heroinën dhe kokainën. "Studimi nuk është marrë me këtë çështje, sepse kjo është shumë më e komplikuar", shpjegon koordinatori John Collins. Vendet dhe strukturat botërore kanë nevojë për strategji të reja në luftën kundër drogave, gjë që kërkon kohë.
Kështu beson edhe ekspertja Bettina Schorr. "Problemi është që ky problem nuk mund të parandalohet në tërësi, por mund të reduktohen efektet". Por kjo do të zgjasë edhe shumë dekada. "Do të zgjasë shumë deri sa të shihen rezultatet e para pozitive në nivel global. Duhet të mendojmë edhe rrugë alternative dhe të provojmë metoda të reja në këtë luftë."