Si mund të ndihmohet Greqia dhe zgjedhjet lokale në Holandë?
5 Mars 2010Grekët duhet ndihmuar, po si? Greqia ka në përdorim euron dhe si anëtare e zonës së euros duhet të bëjë të gjitha për zbritjen e borxheve. Ky është mesazhi që i ka dërguar Athinës edhe komisioneri për ekonomi Olli Rehn. Po çfarë do të ndodhë në qoftë se Greqia nuk përfiton më asnjë kredi?
Si mësim nga kriza financiare dhe nga dështimi i plotë i Greqisë, Komisioni Evropian po kërkon një bashkëpunim më të ngushtë midis shteteve anëtare në politikën ekonomike. Kryetari i Komisionit Jose Manuel Barroso në Bruksel tha se shtetet e BE-së duhet të ndjekin të njëjtin qëllim në zbatimin e strategjisë së re për rritjen ekonomike "Europa 2020".
Politikani i djathtë kritik ndaj fesë islame, Gerrt Wilders në zgjedhjet lokale në Holandë fitoi bindshëm. Partia e tij konkurroi faktikisht në Almere dhe në Hagë. Në Almere ajo doli partia më e fortë, ndërsa në Hagë zuri vendin e dytë. Votimet për zgjedhjet lokale konsiderohen si një test për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në qershor, që rezultuan të domosdoshme pas dështimit të koalicionit qeverisës.
Autor: Wolfgang Landmesser/Christoph Hasselbach/Jürgen Kleinkamp
Redaktoi: Bahri Cani