Si e përballojnë kafshët dimrin?
Dimri tashmë ka mbërthyer me të ftohtin e tij. Njerëzit vishen trashë dhe kalojnë më shumë kohë brenda në shtëpi se sa jashtë. Por ç’bëjnë kafshët në dimër?
Si i bëhet kur gjithçka ngrin?
Kur jashtë bën ftohtë, njerëzit kalojnë më shumë kohë në shtëpi dhe e gradojnë si duhet kaloriferin. Por ç’bëjnë kafshët? Fokat p.sh. mbrohen nga të ftohtit përmes një shtrese të trashë dhjami. Por kur uji fillon të ngrijë, ato kujdesen, që në sipërfaqen e tij të mbeten disa të çara, prej nga ato mund të marrin frymë.
Një gëzof i ngrohtë
Shumë kafshë në dimër „vishen trashë“: ato krijojnë një gëzof të dendur dhe të ngrohtë dimëror. Këtë e bëjnë edhe këto deve, gëzofi i të cilave në stinën e ftohtë të vitit është plot qime të gjata. Kjo për faktin se në atdheun e tyre në thatësirat e Azisë Qendrore në dimër temepraturat arrijnë nën minus 30 gradë.
Gëzof i bardhë për të kaluar dimrin
Shqarthi, që bën pjesë në një familje me kunadhen, ka në dimër një gëzof veçanërisht të trashë, që merr edhe ngjyrën e bardhë. Në këtë mënyrë atá mund të fshihen shumë më mirë në strofkullën prej dëbore.
Ta kalosh dimrin në gjumë
Gjatë stinës së ftohtë arinjtë e murmë bien në letargjinë dimërore: ata tërhiqen në strofkullat e tyre dhe flenë. Për të kursyer energji, ata e ngadalësojnë rrahjen e zemrës dhe ritmin e metabolizmit. Megjithatë ata zgjohen herë pas here dhe dalin të kërkojnë ushqim. Arushat i pjellin këlyshët e tyre gjatë letargjisë së dimrit.
Gjumashët kryeneçë
Iriqët jo vetëm që bien në letargji dimërore, por ata e kalojnë gjithë dimrin në gjumë: Temperatura e trupit të tyre ulet ndjeshëm. Ata gjatë dimrit nuk hanë gjë dhe ushqehen prej shtresës së dhjamit që kanë akumuluar. Nëse dikush i trazon kafshët në gjumin e dimrit ato mund edhe të ngordhin.
Një gjysmë viti në vendin e ëndrrave
Gjumi i dimrit tek brejtësit zgjat madje gjashtë muaj ose edhe më shumë. Në zgavrat nëntokësore brejtësit vërshojnë së bashku në grupe. Ata marrin frymë vetëm dy herë në minutë. Temperatura e trupit të tyre ulet në pesë gradë. Madje volumi i stomakut dhe i zorrëve të tyre përgjysmohet.
Të grumbulluar në tavan përgjatë dimrit
Lakuriqët e natës gjatë gjithë dimrit qëndrojnë në tavan. Edhe ata e kalojnë stinën e ftohtë nëpër shpella. Për t’u ngrohur lakuriqët e natës mblidhen fort rreth njëri-tjetrit.
Të përqafuar për t’u mbrojtur nga i ftohti
Të ngrohësh njëri-tjetrin, kjo është një strategji e preferuar jo vetëm prej kafshëve, që bien në letargjinë e dimrit. Kjo për faktin se kontakti mes trupave jep ngrohtësi. Për këtë qëllim këto mangusta lilipute në kopështin zoologjik mblidhen gushë më gushë, sepse e kanë të vështirë ta përballojnë dimrin e ftohtë të Gjermanisë. Ato e kanë orgjinën nga savanat e gjelbëra të Afrikës.
Pushime dimri në Afrikë
Nëse kanë ftohtë zogjtë shtegtarë shtegëtojnë drejt hapësirave më të ngrohta. Këta lejlekë të bardhë i kalojnë pushimet e dirmit në parkun kombëtar Serengeti në Afrikë. Të tjerë lejlekë të bardhë shtegëtojnë deri në Afrikën e Jugut, rreth 10.000 kilometra më larg.
Pushime dimri në Gjermani
Të tjerë shpendë shtegëtarë nga Arktiku vijnë në Gjermani, ku për ta temperaturat janë më të përshtatshme. Çdo vit mijëra pata të egra e kalojnë dimrin në zonën e poshtme të lumit Rin. Tufat e shpendëve janë madje një atraksion për turistët.
Rezerva ushqimi për stinën e ftohtë
Ketrat në vjeshtë grumbullojnë ushqim për dimrin. Ushqimin ato e depozitojnë ose në tokë ose nëpër degët e pemëve. Ato i mbajnë mend disa vende, ku e fshehin ushqimin, ndërsa disa vende të tjera i gjejnë përmes nuhatjes. Nëse ato i harrojnë farërat e mbledhura, këto nisin të zenë rrënjë dhe çelin në pranverë.
Një ndihmë e mirëpritur
Në dimër kafshëve, që nuk bien në letargjinë e dimrit, u duhet të hanë më shumë për të ruajtur temperaturën e trupit. Veçanërisht për zogjtë e vegjël, përballimi i dimrit është një sfidë. Ndaj ata gëzohen shumë për çdo ushqim zogjsh që dikush ua vendos nëpër pemë.
Ngrohtësi nga lart
Nëpër kopështet zoologjike kur moti i ftohtë është i papërshtatshëm për kafshët ekzotike, kujdestarët shpesh vendosin reflektorë. Siç shihet në këtë fotografi, këta urithë dinë ta shijojnë këtë shërbim. Ata e kanë origjinën nga Afrika e Jugut.
Një jelek të mbron nga i ftohti
Kafshët shtëpiake e kanë të lehtë: Ato mund të qëndrojnë në shtëpinë e ngrohtë të zotërve të tyre. Ndërsa kur dalin shtëtitje të zotërit kujdesen që t’u veshin atyre ndonjë jelek të ngrohtë qensh.