1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

100 vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore

11 Nëntor 2018

Në Francë po zhvillohen ceremonitë e festimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Atje janë mbledhur krerët e dhjetëra vendeve të ndryshme - fituesit dhe humbësit e Luftës.

https://p.dw.com/p/383Hb
100 Jahre Ende Erster Weltkrieg Gedenkfeier in Paris
Fotografi: Reuters/M. Ludovic

Një ndër ceremonitë më të rëndësishme një ditë para shënimit sot (11 nëntor) të përvjetorit ishte pritja e kancelares gjermane Angela Merkel nga presidenti i Francës Emmanuel Macron. Takimi dhe ceremonitë e përbashkëta të Macron dhe Merkel ishin për presidentin francez me një domethënie shumë të madhe. Por ato ishin më të lehta se biseda më parë e tij me presidentin amerikan Donald Trump, i cili e ka kritikuar ashpër presidentin e Francës për shkak të kërkesës së tij për krijimin  e një ushtrie evropiane. Trump dhe Macron ruajtën fasadën e mirësjelljes, por tërë kohën ekzistonte mundësia e shpërthimit të deklaratave kundërthënëse.

Paris US-Präsident Trump und Macron
Fotografi: Reuters/C.P. Tesson

Compiègne simbol i hakmarrjes dhe pajtimit

Në Compiègne është nënshkruar me 11 nëntor 1918 Marrëveshja për armëpushimin, që i dha fund Luftës së Parë Botërore. Ata u takuan në një vagon që simbolizonte vendin e nënshkrimit të Marrëveshjes, por vagoni nuk ishte origjinal, sepse ai është shkatërruar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë Compiègne konsiderohet si vendi i hakmarrjes por edhe i pajtimit mes palëve të luftës.

Historia gjermano-franceze është shumë e komplikuar. Për francezët Lufta e Parë Botërore është ende "La grande guerre", (Lufta e madhe), në të cilën kanë humbur jetën 1,4 milionë ushtarë francezë. Ndërsa në Gjermani edhe më tej ekziston një hije e fuqishme e fajit dhe krimeve, sepse gati në çdo fshat francez ekziston një përmendore që të kujton viktimat e kësaj lufte.

100 Jahre Erster Weltkrieg Gedenkfeier Macron Merkel
Fotografi: picture-alliance/dpa/C. Ena

Së bashku drejt të ardhmes

Emmanuel Macron rikujtoi viktimat e shumta të Luftës së Parë Botërore, por edhe momentin e tendosjeve të tanishme. "Ne po përjetojmë një moment i cili i ngjanë kohës mes dy luftërave". Këtu mendon ai tek rritja e nacionalizmave dhe forcimi i mitologjive për viktimat, që mund të jetë shumë i rrezikshëm edhe për kohën e sotme.

Presidenti francez ka kërkuar krijimin e një ushtrie të përbashkët evropiane, por kjo është kritikuar ashpër nga presidenti amerikan. Trump ka kërkuar nga partnerët evropianë që t'i plotësojnë detyrat e tyre dhe të paguajnë më shumë për NATO-n. Por Macron e ka numëruar madje edhe SHBA, krahas Rusisë dhe Kinës, ndër rreziqet për paqen dhe stabilitetin në Evropë.

Një histori me shumë fytyra

Frankreich Pressekonferenz von Emmanuel Macron und Vladimir Putin in Versailles
Fotografi: Getty Images/AFP/C. Archambault

Në Gjermani mësohet në shkolla për rëndësinë e marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe Francës, në veçanti Marrëveshja e pajtimit, e nënshkruar në vitin 1963 në pallatin Elysée, mes Charles de Gaulle dhe Konrad Adenauer. Por edhe takimi historik i vitit 1984 mes François Mitterand dhe Helmut Kohl në Verdun, ku ata paprituar morën njëri-tjetrin për dore dhe shënuan një faqe të re të historisë.

Raportet mes Gjermanisë dhe Francës, ndonëse ato kanë një histori shumë të rëndë pas vete, konsiderohen si boshti i Evropës së sotme dhe Bashkimit Evropian.

Trump, Putin, Erdogan, Thaçi...

100 Jahre Ende Erster Weltkrieg Macron empfängt Staats- und Regierungschefs
Fotografi: Reuters/R. Krause

Në Francë kanë shkuar në ceremonitë e shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore krerët e vendeve fituese dhe humbëse të kësaj lufte. Kjo luftë ka shënuar përfundimin e disa perandorive - ndër to ajo Osmane, Rusisë Cariste dhe Austro-Hungareze.  Për të shënuar këtë ngjarje historike janë mbledhur dhjetëra liderë të shteteve të ndryshme, ndër ta edhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ai amerikan Trump, presidenti i Turqisë Erdogan. Ndër të ftuarit janë edhe presidentët e Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq, të cilët do të kenë takime të shumta, të cilat do t'i shfrtytëzojnë për të bindur bashkëbiseduaesit që ta mbështesin palën e tyre në dialogun e Bruskelit.