Shumë të vdekur nga sulmet e talebanëve në Afganistan
2 Mars 2019Aktualisht talebanët radikalë-islamistë zhvillojnë bisedime me SHBA për një zgjidhje politike të konfliktit në Afganistan. Por këto bisedime nuk kanë sjellë uljen e numrit të sulmeve në vend, por shtimin e tyre. Kryengritësit sulmuan në tre provinca afgane forcat e sigurisë së qeverisë. Më shumë viktima pati pas sulmit ndaj shtabit qendror të trupës 215 të ushtrisë afgane në provincën Helmand. Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit ka bërë fjalë për 23 viktima. Burime jashtë bazës bëjnë fjalë për një numër më të lartë viktimash. Sipas të dhënave 20 talebanë janë vrarë, 8 prej tyre ishin atentatorë vetëvrasës. Sulmi ka zgjatur më shumë se 16 orë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes. Në bazat ushtarake në jug janë të stacionuar edhe ushtarët amerikanë dhe këshilltarët ushtarakë amerikanë, por sipas një zëdhënësi ata nuk kanë qenë të prekur nga sulmi. Edhe në provincën veriore, Sare-Pul, sipas informacioneve të dpa-së, kanë humbur jetën 11 ushtarë dhe policisë pas një sulmi të talebanëve.
Bisedimet vazhdojnë
Pavarësisht valës së re të sulmeve të talebanëve, delegacioni amerikane vazhdon bisedimet me talebanë të nivelit të lartë, në raundin e gjashtë të tyre për të zgjidhur konfliktin aktualisht 17 vjeçar në vend. Në Emiratin e Katarit, në Doha të dyja palët kanë folur për tërheqjen e trupave amerikane dhe garancitë, që Afganistani të mos bëhet liman i terroristëve. Pas një pezullimi dyditor bisedimet vazhdojnë këtë të shtunë.
la/ie/haz (dpa, ap, afp)