1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shumë gjermanë braktisin shërbimin ushtarak vullnetar

Martin Koch/Angjelina Verbica21 Gusht 2013

Shërbimi vullnetar ushtarak është si një lloj prove për shumë të rinj. Gati 30 përqind prej tyre e ndërpresin para kohe shërbimin. Bundeswehr-i reagon me qetësi, një kontigjent tjetër ka më shumë rëndësi për të.

https://p.dw.com/p/19U8b
ARCHIV - Soldaten des Logistikbataillons 171 der Bundeswehr sind am 11.10.2010 zum feierlichen Appell zur Verabschiedung in den Auslandseinsatz nach Afghanistan in der Clausewitz-Kaserne in Burg (Jerichower Land) angetreten. Die Bundeswehr-Strukturkommission legt am Dienstag (26.10.2010) nach einem halben Jahr Arbeit ihren Abschlussbericht vor. Foto: Jens Wolf dpa
Fotografi: picture-alliance/dpa

Malli për vendlindjen, karriera, mospërmbushja e pritshmërive. Këto janë disa nga arsyet kryesore, që të rinjtë dhe të rejat gjermane i japin fund pas një kohe të shkurtër shërbimit ushtarak. Disa vënë re se nuk mund të qëndrojnë larg shtëpisë për një kohë të gjatë, disa të tjerë gjejnë një vend tjetër pune, apo një vend studimi. Dhe disa të tjerë e kanë imagjinuar të përditshem në kazermë më të qetë dhe nuk u pëlqen ngritja aq heret, fjetja në dhoma me disa shtretër dhe stërvitja ushtarake aq më pak.

Por nuk janë vetëm ushtaret dhe ushtarët që në gjashtë muajt e fundit kanë zgjedhur opsionin për t'i dhënë fund shërbimit, thotë zëdhënësi për shtypin i Bundeswehr-it, Michael Backhaus: "Kur dikush largohet nga Bundeswehr-i kjo ka të bëjë zakonisht me arsye shëndetësore apo mungësë të kapacitetit fizik."

Zëdhënësi i shtypit i Bundeswehr-it, Michael Backhaus
Zëdhënësi i shtypit i Bundeswehr-it, Michael BackhausFotografi: Bundeswehr

Bundeswehr-i reagon me qetësi

Kuota e lartë e ndërprerjes nuk është e papritur për kritikët e shërbimit vullnetar në Bundeswehr. Në kohët e shërbimit të detyruar ushtarak vendosnin vullnetarisht për një karrierë ushtarake vetëm ata, që edhe e dëshironin këtë me të vërtetë. Ata e dinin, se ku do të punonin, prandaj kuota e atyre, që e braktisnin ushtrinë ishte aq e ulët, thotë Harald Kujat, ish-inspektor i përgjithshëm i Bundeswehr-it." E dyta është: "Ne kemi patur më shumë kohë që t'i vëzhgonim këto të rinj, nëse ishin të përshtatshëm. Kjo është diçka krejt tjetër, sesa të kesh vetëm disa orë në dispozicion. Kjo është dashur të merrej më parë parasysh, atëherë do të ishte kuptuar, që ky koncept i ri nuk sjell rezultat", mendon ish gjenerali i aviacionit.

Zëdhënësi i Bundeswehr-it e kundërshton këtë argument me një tjetër aspekt. Eshtë e njohur kuota e atyre që largohen, thotë ai, megjithatë ky është një fenomen i njohur edhe një fusha të tjera, dhe kudo jepen të njëjtat arsye. Përveç kësaj për një kontigjent tjetër Bundeswehri është shumë më interesant. "Gati 30% e atyre, që vijnë te ne, angazhohen si ushtarë në kohë të kufizuar."

Kështu Bundeswehri i ka punët në rregull. Për më tepër nuk vështrohet gjendja vetëm në shërbimin vullnetar ushtarak, por për tërësinë e saj, thotë Backhaus. Gjithsej Bundeswehr-i planifikon një trupë prej 170.000 burrash dhe grash, të cilëve do t'u shtohet një kontigjent prej së paku 5.000 deri më së shumti prej 12.500 vullnetarësh. Dhe prej 16.000 ushtarëve të rinj, të cilët nevojiten gjithsej për këtë vit, janë rekrutuar tashmë 80 për qind.

Misionet jashtë vendi i trembin vullnetarët
Misionet jashtë vendi i trembin vullnetarëtFotografi: Ulrike Hummel

Edhe akuza e disa kritikëve, se në trupën ushtarake mblidhen ata, që "kanë dështuar në shoqëri", të cilët askund tjetër nuk do të gjenin punë, nuk ka bazë, thotë Backhaus. Nga të rekrutuarit në muajin prill 43 për qind kanë mbaruar shkollën e mesme dhe në korrik pothuajse gjysma e uniformave të reja kanë kryer maturën.

Luftë kundër imazhit të keq

Bundeswehr-i është reduktuar vazhdimisht vitet e fundit. Rënia e ushtarëve nga 250.000 në 170.000 nënkuptonte mbylljen e qendrave duke reduktuar praninë në disa rajone të Gjermanisë. Prandaj ai tani nuk lufton vetëm kundër talebanëve në Afganistan dhe për paqen dhe sigurinë në Kepin e Afrikës, por edhe për reputacionin e tij, thotë gjenerali në pension Kujat: "Reduktimi i ushtrisë ngjall përshtypjen se këtu mundësitë dhe perspektivat janë të kufizuara, dhe pastaj misionet jashtë vendit për muaj të tërë, të ndarë nga familja me rreziqe për jetën. Kjo situatë nuk është pozitive për Bundeswehr-in. Kështu ai nuk është më aq ... si një punëdhënës në vendin tënd."

Në vende të tjera, si në Francë, Britaninë e Madhe, apo SHBA, ushtria ka një prestigj shumë më të lartë në popullsi. Në Gjermani, thotë Kujat, ekziston rreziku, që Bundeswehr-i ta humbasë gjithnjë e më shumë vendin e tij "në mesin e shoqërisë", në rast se gjithnjë e më pak njerëz kanë përvojë me shërbimin në uniformë. Edhe në qoftë se shërbimi ushtarak nuk ështe parë gjithmonë vetëm si përvojë pozitive, shumica vlerësojnë më vonë se kanë fituar prej tij diçka, është i bindur ish-Inspektori i Përgjithshëm: "Këtu vijnë njerëz nga zona dhe profesione të ndryshme, si dhe nga kushte të ndryshme sociale. Kjo lë mbresa për jetën e mëvonshme. Sa më i vogël të jetë Bundeswehri, aq më pak tërheqës, aq më pak vepron efekti i multiplikimit.

Harald Kujat, ish-inspektor i përgjithshëm i Bundeswehr-it
Harald Kujat, ish-inspektor i përgjithshëm i Bundeswehr-itFotografi: picture alliance/ZB

Në kuadër të diskutimit për kuotën e ndërprerjes së shërbimit vullnetar ushtarak Kujat thekson se megjithë domosdoshmërinë e reformave në forcat e armatosura, nuk duhet të ketë vetëm zvogëlim të trupave dhe kursime në pajisje. Faktori vendimtar ështe pyetja, se cilat detyra duhet të plotësojnë forcat e armatosura. "Sigurisht që duhen marrë në konsideratë çështjet financiare, por ky nuk duhet të jetë faktori kufizues. Përndryshe unë do t'u jepja ushtarëve detyra, duke e ditur se ata nuk janë në gjendje t'i kryejnë ato. Kjo do të ishte politikë, kjo do të ishte një lojë e rrezikshme."