1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi gjerman për Konferencën e Sigurisë në Mynih

SZ/HB/VFB9 Shkurt 2009
https://p.dw.com/p/Gq5I
Fotografi: picture-alliance/dpa

Gazetat e së hënës (09.02) në Gjermani komentojnë Konferencën e Sigurisë në Mynih:

"Süddeutsche Zeitung" shkruan:

"Nënpresidenti amerikan Joe Biden tha shumë gjëra në Mynih, që publiku i dëgjoi me kënaqësi. Amerika në të ardhmen do të kërkojë këshilla ka parnerët. Amerika nuk do t´i sakfirikojë idealet e veta për sigurinë dhe nuk do të torturojë. Para së gjithash Bideni tha, se ka ardhur koha për një fillim të ri, shprehimisht: që "të shtypim butonin për një fillim të ri". Kjo fjali nënkuptonte marrëdhëniet me Rusinë, por në të sintetizohet përgjigja amerikane ndaj asaj që pret e gjithë bota. Pas një kohe, në të cilën dukej se asgjë s´po lëvizte, ose të paktën s´po lëvizte në drejtimin e duhur, tani një fillim i ri tingëllon si fjalë magjike."

"Handelsblatt" duke iu referuar raporteve me Iranin nënvizon:

"Kushdo që shpresonte, se në Iran do të pritej me entuziazëm dora e shtrirë nga Barack Obama, mbetet i zhgënjyer. Por kjo ka të bëjë edhe me pozicionin e paqartë të amerikanëve. Në Konferencën e Sigurisë për herë të parë u takuan përfaqësues të nivelit të lartë të qeverisë së re të SHBA-së me ata të Iranit. Rezultati ishte zhgënjyes. As nënpresidenti Joe Biden dhe as politikanë të tjerë amerikanë nuk bënë të qartë, se cila është e reja që duan t´i ofrojnë ata Teheranit pas epokës së Bushit. Kështu reagimi i Presidentit të Parlamentit iranian dhe i ish-kryenegociatorit për programin bërthamor Ali Laridzhani ishte edhe më zhgënjyes se ato që deklaroi Joe Biden. Ndonëse ai u shpreh, që SHBA më parë i kanë rrëzuar urat, që do t´i rivendosë tani drejtuesi i ri në Shtëpinë e Bardhë, në përgjithësi përgënjeshtrimi i Holokaustit nga Larizhani dhe tonet agresive në adresë të amerikanëve dëshmojnë, se "Change" i Obamës nuk ka mbërritur në Teheran."