"Shteti Islamik" merr përgjegjësinë për sulmin pranë Moskës
23 Mars 2024Pas sulmit të përgjakshëm me shumë viktima në një sallë pranë Moskës, Këshilli i Sigurimit iOKB-së ka dënuar sulmin terrorist "si të neveritshëm dhe frikacak". Edhe Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe India kanë shprehur solidaritetin e tyre me popullin rus pas sulmit. Presidenti kinez, Xi Jinping shprehu ngushëllimet dhe siguroi presidentin rus për mbështetjen e Kinës. Ky është sulmi më i rëndë në Rusi që pas sulmit në shkollën Breslan në vitin 2004 ku humbën jetën 300 vetë.
Ndërkohë milicët xhihadistë të të ashtuquajturit "Shteti Islamik" kanë pranuar në shërbimin Telegram sulmin ndaj sallës së koncerteve në Moskë. Nuk ka një konfirmim zyrtar të autoriteteve ruse për këtë pretendim. Eksperti për terrorin, Peter Neumann nga King's College në Londër e quan autentike letrën ku merret përgjegjësia nga milicët terroristë. Neumann shkroi në X, ish-twitter, se "lajmi për pranimin e sulmit u transmentua në të gjitha kanalet zyrtare të "Shtetit Islamik". Unë dhe kolegët e mi mund ta konfirmojmë këtë njëqind për qind."
Studiuesi Neumann paralajmëroi nga lajme të gabuara që qarkullojnë në kanalet ruse të Telegram, ku pretendohet, se letra e "Shtetit Islamik" është e manipuluar. "Ndërkohë ka masivisht fake-news -me gjasë- për të tjerrur narrativin, se Ukraina është përgjegjëse për sulmin", shkroi Neumann. Në republikat e Kaukazit verior me popullsi kryesisht myslimane, milicët ilegalë luftojnë rregullisht kundër pushtetit rus. Mijëra meshkuj luftuan për "Shtetin Islamik" në Siri dhe Irak.
Shumë të vdekur në sallën e koncerteve
Në sulmin ndaj Sallës së Koncerteve pranë Moskës, të paktën tre persona me veshje të maskuara hapën zjarr me armë automatike, thuhet. Reporterët bënë fjalë për një sallë të ndezur në flakë, edhe autoritetet ruse konfirmuan, se rreth 13.000 metra katrorë u përfshinë nga flakët.. Sipas autoriteteve ruse është hapur hetimi për "akt terrorist. Presidenti rus, Vladimir Putin ka uruar shërim të shpejtë të viktimave.
Sipas njoftimeve më shumë se 133 ( gjendja të shtunën pasdite)vetë janë ndërruar jetë, mes tyre tre fëmijë. Ministria e Shëndetësisë në Moskë bëri fjalë natën e së shtunës, se në spitalet e Moskës janë 150 të plagosur. 60 në gjendje kritike për jetën. Numri i viktimave pritet të rritet. Mes të plagosurve janë edhe tetë fëmijë.
Sulmi i përgjakshëm u krye në mbrëmjen e së premtes në Crocus City Hall gjatë një koncerti të grupit muzikor rus, "Piknik" nga Shën Peterburgu. Kjo sallë ofron vend për 1000 spektatorë. Të shtunën në Moskë janë pezulluar të gjitha koncertet dhe aktivitetet publike.
la/afp,dpa