1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtetet e Bashkuara të Evropës nuk janë utopi

Bernd Riegert21 Mars 2007

Vizionet e shumicës së qytetarëve evropianë mbi Bashkimin Evropian janë abstrakte. Sapo dëgjojnë fjalën BE, shumë prej tyre mendojnë për një Bruksel të mbushur me politikanë burokratë.

https://p.dw.com/p/AqXE
Fotografi: AP

Bashkimi Evropian është ende larg nga qytetarët evropianë. Shumë njerëz nuk e dinë se ç´ndodh dhe cilat vendime merren atje. Por fakt mbetet se qytetarët e BE-së duhet t´i jenë shumë mirënjohës Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian është një shembull unik në histori për bashkimin e sukseshëm të shteteve në një model të përbashkët. Ky bashkim kujdeset që antarët e tij të luftojnë njëri-tjetrit dhe që të zhvillohen gjithnjë e më shumë nga ana ekonomike. Po të krahasohet me rajone të tjera të botës, Bashkimi Evropian është një model perfekt për stabilitet dhe integritet rajonal. Burrat dhe gratë që përpara 50 vitesh krijuan me vizione të mëdha botërore dhe me fantazi politike Komunitetin Ekonomik Evropian duhen falenderuar nga zemra.

Revolucioni politik në pjesën e lirë të Evropës kish filluar qysh 6 vite më parë me Komunitetin Evropian për Qymur dhe Hekur, të ashtuquajturin Montanunion, i cili ishte hapi i parë drejt pajtimit mes Francës dhe Gjermanisë. Nga gërmadhat e luftërave botërore gjatë 50 viteve të fundit u krijua një bashkësi shtetesh me 27 antarë dhe gjysmë miliardë qytetarë, të cilët i shohin privilegjet e një tregu të përbashkët pune, e një sistemi të përbashkët monetar, e një politike të përbashkët sigurie dhe lirinë e udhëtimit në vende të tjera si gjerat më të vetëkuptueshme në botë. Kjo është shumë më tepër sesa mund të kishin ëndërruar ndonjëherë Jean Monnet, presidenti i parë i Montanunion-it, ish ministri i jashtëm francez Robert Schumann dhe kancelari i parë gjerman Konrad Adenauer.

Gjatë viteve 60 Franca për pak sa nuk e prishi Komunitetin Ekonomik Evropian me bllokimin e saj të vendimeve të marra me shumicë votash. Ndërkohë koha e ashtuquajtur "skleroza evropiane", gjatë së cilës asnjë shtet nuk ishte i gatshëm që t´i dorëzonte komptenencat e tij në duart e Komunitetit Evropian, e bllokoi në mënyrë të ndjeshme punën e këtij komuniteti gjatë viteve 70 dhe 80. Por në fillim të viteve 90, BE-ja filloi të lulëzojë sërish: Presidenti i Komisionit Evropian Jacques Delors, ish presidenti frances Francois Mitterand dhe kancelari i lashtë gjerman Helmut Kohl krijuan me sukses tregun e brendshëm evropian. Më pas vijoi sistemi i përbashkët monetar dhe më në fund ra edhe perdja e hekurt. Ideja e Evropës nuk do të vdesë as me krizën aktuale për kushtetutën evropiane e as me të ashququajturën lodhjen ndaj Evropës. Kjo ide nuk mund të dështojë, sepse nuk ka asnjë alternativë tjetër.

Historia e BE-së është një histori e vrullshme. Ajo do të mbetet e tillë, por Evropa do të rritet e bashkuar me gjithë vështirësitë që do të hasë gjatë rrugës së saj. Por është e dhimbshme të shohim se si disa qeveria evropiane, si ajo polake apo se si votuesit, si për shembull në Francë përpiqen të ngjallin një imazh negativ mbi Evropën duke kritikuar në mënyrë të padrejtë Brukselin.

Nodhsta nipërit tanë do të jetojnë pas 50 vitesh në një shtet të bashkuar evropian, me një qeveri dhe parlament të përbashkët, për të mbijetuar kështu në një botë që konkurron për burimet energjitke dhe ujin e pijshëm. Fantazi? Një vizion i parealizueshëm? Jo! Përpara 50 vitesh askush nuk e përfytyronte dot BE-në e sotme dhe megjithatë ne e festojmë këtë përvjetor me gëzimin më të madh!