1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëria nis mandatin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB

3 Janar 2022

Shqipëria nis mandatin dyvjeꞔar në Këshillin e Sigurimit të OKB. Në vëmendje të saj do të jetë konsolidimi i paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor si dhe procesi o njohjeve të Kosovës.

https://p.dw.com/p/454Ip
UN Sicherheitsrat | Kosovo-Meeting
Fotografi: Loey Felipe/UN Photo/Handout/Xinhua News Agency/picture alliance

Nga janari 2022 deri në fund të 2023, Shqipëria së bashku me Brazilin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gabunin dhe Ganën janë anëtare jo të përhershme në organin më të fuqishëm të OKB-së,  në Këshillin e Sigurimit.

"Për herë të parë, 66 vjet pas anëtarësimit në OKB, Shqipëria ulet në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, Një përgjegjësi por edhe mundësi e madhe për vendin për të lënë gjurmë në arenën ndërkombëtare,” tha me rastin e fillimit të këtij mandati, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaꞔka.

Olta Xhaꞔka
Fotografi: Press office/Ministry for Europe and Foreign Afairs

Shqipëria ka të drejtën e një vote në vendimet që do të marrë Këshilli i Sigurimit. Ekipi i diplomatëve të Shqipërisë në Nju-Jork do të ketë të drejtën të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB dhe të paraqesë qëndrimet e Shqipërisë rreth ꞔështjeve më të nxehta të sigurisë në botë, që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin, tha Xhaꞔka.

Konsolidimi i stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

Shqipëria synon që gjatë mandatit të saj 2-vjeꞔar të punojë për stabilitetin dhe paqen në rajon, për të konsoliduar arritjet e dekadës së fundit dhe mos e lënë atë të rrëshqasë drejt destabilizimit dhe tensioneve.

UN Sicherheitsrat | Kosovo-Meeting
Vjosa OsmaniFotografi: Loey Felipe/UN Photo

Progresi në procesin e njohjeve të Kosovës dhe anëtarësimeve të saj në organizata ndërkombëtare do të jetë një tjetër prioritet i mandatit të Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

"Kosova ka qenë, është e do të jetë një kauzë e shenjtë për Shqipërinë,” tha ministrja Xhaꞔka.

Këshillit i Sigurimit të OKB-së përbëhet nga 15 anëtarë, prej të cilëve SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina janë pesë anëtaret e përhershme me të drejtë vetoje, ndërsa 10 vendet e tjera janë anëtare të përkohshme me mandate dyvjeꞔare.

Ani Ruci Korrespondente nga Tirana